Nga “Cravings by Chrissy Teigen” vjen receta më e mirë

Nga L.A, Chrissy Teigen vijon të shpërndajë dashuri dhe receta fantastike. Këtë herë, na tregon si të bëjmë çokollatën e nxehtë më të shijshme.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përbërësit:
500 ml qumësht në total
Çokollatë e prerë + 20 ml qumësht
Krem i rrahur
Mini marshmallows
Mini biskota
Kripë (sipas dëshirës)

Përgatitja:
Vendosni një xhezve/ tenxhere të vogël në zjarr, në temperaturë mbi mesataren. Ngadalë shtoni çokollatën dhe trazojeni derisa të bëhet kremoze. Sipas dëshirës shtoni pak kripë. Më pas, ngrohni 20 gr çokollatë dhe pak 20 ml qumësht në mikrovalë. Masën hidheni në një filxhan, më pas shtoni kremin e rrahur, copëza çokollate, mini marshmallows dhe mini biskotat.

Ju bëftë mirë!