Të gjithë e dimë sa stresues mund të bëhet një udhëtim, nëse nuk do të kishim mundësi e lehtësira në përdorimin e telefonit dhe internetit. Sepse na duhet të kemi informacion në çdo kohë e për gjithçka. Na duhet të marrim në telefon familjarët, kolegët, stafin, për axhendat e meraket që kemi lënë pas, në shtëpinë, punën, vendin tonë. Për qyetarët e Ballkanit Perëndimor që po udhëtojnë shpesh e më shpesh brenda rajonit, jo vetëm për turizëm, por edhe për arsye pune e biznesi, lehtësia më e madhe e komunikimit roaming fillon pikërisht sot më 1 korrik.
Tarifa 0 roaming në të 6 vendet Ballkanit Perëndimor ishte një mision që u realizua me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes Rajonale të Roaming, e nxitur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe e nënshkruar mes BE-së dhe 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi).
Zerimi i tarifave roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor për thirrjet hyrëse dhe dalëse, nën moton “Udhëto pa tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor”, do të jetë një lehtësi e madhe, jo vetëm financiare, por edhe burokratike.
E mbështetur edhe nga Vodafone Albania, kjo platformë lehtësuese, do t’ua mundësojë edhe shqiptarëve “Të flasin si në shpi” kudo që të udhëtojnë në rajon. Klientët Vodafone do të kenë mundësinë të përdorin njësitë e planit të tyre tarifor pa asnjë kosto shtesë sikur të jenë në Shqipëri, edhe gjatë qëndrimit në Kosovë, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi e Maqedoni të Veriut.
Jo vetëm kaq! Vodafone ofron një plan shumë të favorshëm roaming edhe përtej rajonit. Për të shmangur tarifat për njësi dhe për të mbajtur nën kontroll shpenzimet pas përfundimit të planit tarifor/njësive aktive të paketës, klientët Vodafone mund të aktivizojnë paketën 1 GB Roaming në Evropë, që konsiderohet produkti premium i paketave aktuale roaming (i vlefshëm për BE, SHBA, Kanada) për klientët me parapagesë dhe ata të planit tarifor “Next”. Kjo paketë, e cila kushton vetëm 1,300 lekë dhe përmban 1.5 GB, vlen për dhjetë ditë. Klientët “Next” përfitojnë dyfishin e internetit të kësaj pakete, pra 3 GB. Ndërkohë, me paketën roaming aktive, minutat hyrëse dhe dalëse tarifohen njësoj si në Shqipëri.
Vodafone Albania, si pjesë e Vodafone Group, ofron shërbimet e ofertat roaming më konkurruese në treg, falë shtrirjes së gjerë të rrjetit Vodafone dhe partnerëve. Vodafone ofron shërbime roaming në 210 shtete të ndryshme e ka marrëveshje roaming me 650 operatorë celularë nëpër botë. Kjo është arsyeja se përse për udhëtimet jashtë vendit, rrjeti Vodafone është pa dyshim partneri më i mirë për të garantuar një komunikim të pandërprerë dhe cilësinë më të mirë të shërbimit, kudo ndodheni.