Një javë me stili e Dojna Memës

E hënë

Idea se njerëzit që punojnë në radio nuk e vrasin mendjen për veshjen rrëzohet totalisht poshtë nga Dojna. Por të hënë me një look “Total Jeans”, vetëm dikush që punon në radio mund ta ketë. Një kombinim perfekt i stilit të rrugës që me zgjedhjen e takave “stiletto” ngjyrë bezhë e hapur dhe thyerje me bluzen sportive të kuqe, që është kthyer kaq shumë në modë, e bën këtë veshje një “mix and match” të parezistueshëm.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

E martë

Dojna për të martën na propozon një fustan “floreal oversize”. Me një material velvet dhe ngjyrën domiuese të mustardës jemi të sigurt që nuk do të kalojë pa u vënë re. Zgjedhja e këpucëve është gjithashtu interesante, një “blu night” po velvet me take të mese që e bën veshjen të adaptueshme edhe gjatë mbremjes.

E mërkur

Mesajava e ngjeshur me punë bëhët më e këndëshme nese bëni një shëtitje sa për t’u shkëputur pak nga rutina. Dojana na sugjeron një fustan “oversize” i cili i kombinuar me aksesor të stilit “etno” dhe me një palë “espadrilles” kthehet menjëherë në një “must” për garderobën e të gjitha vajzave pavarësisht moshës.

E enjte

E enjta e gjen shumë “urban chic” Dojnën, një fustan i zi me detaje print në të njëjtën ngjyrë dhe një trekuart me vija horizontale bardh e zi që janë shkojnë shumë mirë si për t’u paraqitur në një takim pune apo për të kryer komisione të ndryshem. Thyerja e lehtë me çantën “Furla” i jep një prekje me zyrtare veshjes.

E premte

E nisëm “oversize” dhe po e përfundojmë po ashtu i vetmi ndryshim është sportiviteti që dominon, fiks siç i ka hije një të premteje pasdite. Interesante këtë zgjedhje e bën xhaket e lëkurës me elementet e dukshme të pellushit që janë rrikthyer bindshëm këtë vit.