Ambra Hysa, vajza e talentuar, këtë herë vjen me një pasion të ri: krijimin e kapeleve dhe beretave, të cilat plotësojnë veshjet e vajzave dhe grave të cilat dëshirojnë të jenë plot stil dhe elegancë.
Nuk ka rëndësi çfarë tipi je, apo cili është stili i preferuar, Ambra e ka një kapele fiks për ty.
Në rreshtat e mëposhtëm do të njiheni më gjerësisht me pasionin dhe talentin e Ambrës, e cila nuk rresht kurrë së na surprizuari.


Si lindi pasioni yt për të dizenjuar kapele dhe bereta?
Që prej fëmijërisë, kapelet janë pjesë e pandashme e personalitetit dhe imazhit tim.
Aksesori i klasit dhe i feminilitetit është një pasion i cili i ka rrënjët e thella në familjen tone. Ai lindi si një aromë parfumi dhe u kultivua ndër vite, derisa mori trajtën e një profesioni i cili në fund të ditës prodhon dhe merr shumë dashuri.
Ne qepim ëndrrat e një gruaje dhe ia vendosim asaj mbi kokë, duke i dhuruar kështu jo vetëm një aksesor të bukur, por esencën e një epoke dhe kulture krejtësisht të re.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Pse ke zgjedhur pikërisht të dizenjosh kapele? Çfarë simbolizojnë ato për ty?
I dashuroj kapelet, ata nuk janë thjesht aksesorë elegantë që plotësojnë portretin e një gruaje, janë vetë eleganca.
Ka një kapele të bukur për çdo grua, skicuar veçanërisht për përsonalitetin e saj të mëndafshtë, dizenjuar dhe qepur me shumë dashuri, enkas për të; ka një kapele për elegancën dhe stilin unik të çdo gruaje, për botën e brishtë të saj.
Kapelja është aksesor i misterit dhe fisnikërisë, ajo e definon të bukurën, gjithashtu i jep dhe një tjetër shkëlqim, shije dhe dimension asaj.
I dua kapelet, ashtu siç i dua gratë dhe dëshiroj që ata të ndihen të bukura në çdo stinë dhe në çdo kohë.


Kapelet kanë ndryshuar me kohën, kanë evoluar dhe janë përshtatur me tendencat e modës. A kanë gratë e sotme kërkesa specifike kur porosisin kapele apo beretë?
Gratë moderne të ditëve të sotme kanë disa kërkesa për kapelet: kapaku duhet të jetë i rehatshëm, i bukur, i ngrohtë, por edhe praktik.
Për shembull, shumë kohë më parë velloja rrjetë që sot vendoset si aksesor zbukurues mbi kapele, shërbente si një simbol i misterit, tërheqjes dhe hijeshisë femërore, i përshtatshëm vetëm për mbrëmjet klasike, por stilistët po rekomandojnë dekorimin me të edhe në kapelet sportive, duke përcjellë kështu, një pamje autentike, sa të guximshme, aq edhe rebele në përditshmëri.

Çdo sezon ti sjell krijime të reja. Cili është ndryshimi mes koleksionit të ri vjeshtë-dimër dhe atij të mëparshmit?
Kapelet janë gjithmonë shprehëse, prandaj në koleksionin vjeshtë-dimër, vendosëm t’i ofrojmë disa ide interesante dhe elegante vajzave.
Ndryshimi është se kapelet e thururara të sezonit të kaluar, përfaqësohen gjithnjë e më shumë nga modele gëzofi voluminoze, por të preferuarat e stinëve të kaluara, u zbehën dhe mbeten në sfond, ndaj tani jemi rikthyer tek finesa.
Në modelet e trendeve të fundit është e rëndësishme “të luajmë” me të gjithë elementet femërore dekorues, të tillë si: rruazat, qëndisjet, gurët, puplat, etj.

Çfarë ke parasysh kur krijon një model të ri?
Është e rëndësishme të përdorim bizhuteri në sasi të vogla dhe të ruajmë sensin e masës për të arritur një produkt final të rafinuar. Gjithashtu, aksesori duhet të përshtatet në mënyrë ideale me shumëllojshmërinë e veshjeve dhe të shprehë karakterin e zonjës apo zonjushës që e mban veshur.


Cilat janë modelet më të preferuara, të cilat porositen gjithmonë?
Beretat franceze janë nga kapelet më elegante në veshjet e grave dhe ndër më të preferuarat e çdo sezoni. Ato janë shumë të popullarizuara në sezonin e vjeshtës, kur jemi ende larg ngricave, por duam ende të mbrojmë kokën nga era me diçka kreative dhe elegante.

Sipas teje, cili model nuk duhet të mungojë kurrë në garderobën e një gruaje?
Për të pasur një kapelë që ju nevojitet para së gjithash, duhet të fokusoheni në pamjen dhe në figurën tuaj, megjithatë ashtu si fustanet e zeza, beretat e kuqe të stilit francez janë ata që nuk duhet të mungojnë asnjëherë në garderobën e një gruaje.

 

 

 

 

 

error: Content is protected !!