Një koktejl i thjeshtë dhe plot shije

Njihuni me Very Pink Raspberry, koktejlin më të veçantë që keni provuar. Pa humbur shumë kohë, nisim me përbërësit.

Çfarë ju duhet?
Për lëngun e mjedrës:
2 filxhanë mjedra të ngrira.
1 filxhan e gjysmë ujë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Për koktejlin:
2 masa lëng mjedre.
2 masa liker mjedre.
4 masa vodka “Grey Goose”.
½ lëng lime.
1 masë shurup i theshtë.
Kristale sheqeri rozë.
Disa kokrra mjedre për dekor.


Përgatitja:
Për lëngun e mjedrës:

Kombinoni 2 filxhanët me mjedër me masën e ujit dhe shtypni frutat derisa t’u dalë i gjithë lëngu. Në një gotë të gjerë, hidhni masën e përgatitur, pa tulin e mjedrave.

Për koktejlin:
Mbushni 2 gota martini me akull.
Në një shaker, kombinoni lëngun dhe likerin e mjedrës, vodkën, lëngun e lime, hidhni pak akull dhe tundeni shakerin.
Pas përgatitjes, servireni koktejlin në gotat e martinit, anët e së cilave mund t’i dekoroni me sheqer rozë. Më pas, shtoni edhe disa kokrra mjedër për dekor.

Ju bëftë mirë!