Një shije perfekte!

Nga produktet e detit, tek recetat më të thjeshta dhe ëmbëlsirat e shijshme. Shefi i restorantit dhe vinotekës “Portiku” me vendndodhje në Durrës, Armir Vasjari sjell në këtë numër të Elegance, disa gatime të  realizuara plot mjeshtëri. Ju bëftë mirë!

Sufle çokollate me akullore
Përbërësit:
200 gr çokollatë
50 gr gjalpë
50 gr kakao
5 vezë
50 gr miell

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përgatitja:
Përziejmë gjalpin me vezët, kakaon dhe miellin. I trazojmë derisa të formohet një mase kompakte, më pas e vendosim në një enë alumini dhe e lemë të piqet për nëntë minuta në 150 gradë. Kur serviret në tryezë, mund ta shoqëroni me akullore sipas dëshirës, si edhe fruta të ndryshme.