Ç’do të thotë të krijosh “në ajër”?
Për disa është krejt e pamundur, ndërsa për skulptorin korean Lee Sangsoo, përditshmëri.
I lindur në Korenë e Jugut, më 1983, Lee është një skulptor dhe dizenjues i famshëm, i cili krijon kafshë përmes stilit të tij shumëngjyrësh.
View this post on Instagram
Lee krijon kafshë të ndryshme, duke nisur që nga macet e deri te papagajtë, drerët dhe flamingot dhe secila prej punimeve është tredimensionale dhe përmban një dinamizëm real dhe shumë elegant.
Sipas artistit, krijimet e tij janë frymëzuar nga Picasso dhe saga e tij me kafshë të vogla abstrakte.
View this post on Instagram
“Linjat, planet dhe ngjyrat janë elemente të rëndësishme për punën time. Fillimisht, linjat pikturohen në një bllok dhe më pas, përcaktohet lëvizja dhe forma e punimit, të cilat marrin pamje dhe hapësirë tredimensionale”, thotë Sangsoo, i cili që prej fëmijërisë e ka pasur ëndërr të ishte një piktor i njohur.
Kështu, nga piktura në skulpturë, artisti ka kryer një rrugëtim kaq të bukur, i cili rrëfehet përmes krijimeve të tij unike.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram