One Telecommunications mbështeti eventin ballkanik UpLift Albania, organizuar nga ICTS Lab. Uplift është një program për mbështetjen dhe rritjen e biznese të reja, duke u ofruar mentorim profesional dhe financim planeve më të mira të biznesit.
Një prej mentorëve profesionistë në investime ishte aksioneri kryesor i One Telecommunications, Z. Elvin Guri. “Që një biznes të jetë i suksesshëm nuk do të thotë që të jetë një ide e padëgjuar më parë” u shpreh Z. Guri, “mjafton të përshtasësh mirë një ide ekzistuese në tregun ku operon. Idetë nuk janë gjithmonë çelësi i suksesit, por zbatimi i tyre, po. Fondet janë një burim i limituar, ndaj edhe bizneset që ju zhvilloni duhet të jenë të qëndrueshme, të mbajnë veten.” – u shpreh Z. Guri.
Përgjatë 20 viteve, Z. Elvin Guri ka investuar në industri të ndryshme si: shërbime shëndetësore, teknologji dhe së fundmi, edhe në telekomunikacion. Sipas tij, për suksesin e një biznesi, ka rëndësi jetike grupi i bashkëpunëtorëve dhe mënyra si adresohen konfliktet. “Nëse gjeni mekanizmin e duhur për të luftuar idetë, jo personat, atëherë keni hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt suksesit financiar. Megjithatë, si në shumicën e fushave, edhe në tërheqjen e investitorëve, duhet fat. Ka shumë ide që nuk arrijnë të tërheqin investitorë në evente të tilla, por janë shumë të suksesshme në treg, sikurse edhe anasjelltas. Mund të kenë një biznes plan fitues, por nuk janë rentabël ne realitet”.
One Telecommunications synon të ndihmojë në krijimin e një tregu të shëndetshëm për rritjen e sipërmarrjeve të reja, sidomos me fokus teknologjinë. Ndaj, investohet vazhdimisht përmes organizatave mbështetëse të bizneseve, që i japin jetë sipërmarrjeve novatore.