Pas 8 vitesh, Bob Dylan rikthehet me albumin e ri.

Në fund të fundit, ky vit nuk është dhe aq i tmerrshëm, pasi legjenda muzikore, Bob Dylan, rikthehet pas 8 vitesh, për t’i servirur admiruesve të shumtë në mbarë globin albumin më të ri “Rough and Rowdy Ways”.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

I shumëpritur ishte ky rikthim, që pas “heshtjes” 8-vjeçare, kur Dylan u vlerësua me çmimin “Nobel” në letërsi. Për herë të fundit, jemi mrekulluar nga albumi “Stuhia” në vitin 2012 dhe nga disa albume cover, ndërkohë që “Rough and Rowdy Ways” sjell të gjithë origjinalitetin dhe kreativitetin e gjeniut të muzikës.
Në këtë album do të gjejmë një baladë mbi vrasjen e John Kennedy, “Murder Most Foul”, e cila zgjat plot 16 minuta dhe 55 sekonda, si dhe një homazh të jashtëzakonshëm për Jimmy Reed dhe kontributit të tij në jazz.

Përpos rekuimeve artistike, albumi endet mes rrymës blues, rock dhe brenda vargjeve do të gjejmë reminishencat e së kaluarës, nostalgjinë dhe humorin e zi, karakteristike të Bob Dylan.
Kritika nuk i ka kursyer aspak komentet pozitive, duke e ngritur në piedestal albumin e ri. Na mbetet vetëm ta shijojmë magjinë që na dhuron legjenda e muzikës.