Pranvera Borakaj në 10 pyetje nga Elegance

Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Për momentin jam në pune dhe jam duke i’u përgjigjur pyetjeve tuaja! Zakonisht gjatë javës në këto kohë jam ose në punë ose duke konsumuar drekën.

Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Mendoj se në jetë kam marrë shumë vendime të mirat dhe ndonjëherë edhe në moshë shumë të re për të vendosur. Por nëse i vendos në peshore, vendimi për të bërë Anna Siol-in jam e bindur që ka qenë më i miri 🙂

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kur e ndjeni veten të lumtur?
Për mua lumturia nuk është një çast por jo bilanci! Që do të thotë se unë nuk e quaj lumturi një moment gëzimi, por kur shtrihem në darkë për të fjetur dhe pranë kam njerëzit që dua, kam bërë punën që dua, kam qeshur gjatë ditës dhe kam dhenë energji positive.

Çfarë nuk do të kishit hedhur kurrë poshtë?
Kam dobësi për fëmijët dhe të moshuarit. E nëse shoh fëmijë të paushqyer, që punojnë në kushte të vështira, që rriten keq trishtohem shumë. E njëjta ndjesi është dhe për të moshuarit të cilët braktisen nga të afërmit.

Çfarë nuk do të kishit hedhur kurrë poshtë?  
Ndihmën që më kanë dhënë, aq me tepër në momente të veshtira. Jam shumë mirënjohese si natyre dhe nëse pas ndihmës mund të më kesh bërë 100 të zeza, mund t’i numëroj të gjitha por ndihmën nuk ta mohoj.

Kë doni më shumë?
Para se të lindte Anna mendoja që babain e saj do ta doja gjithmonë më shumë, edhe për faktin që më dhuroi një fëmijë yll. Sot e kam zemrën gjithë dashuri por është e ndryshme për njerëz të ndryshëm. Këtu dua të fus dhe prindërit e vëllain. Unë e dua shumë Pranverën, por të gjithë sa përmenda më sipër i dua mbi Pranverën. “Kupën” e mban Anna! Tani në të gjitha intervistat me duke sikur flas për vajzen, por më kuptoni… Ajo thjesht më mrekullon!

Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: nuk do ta bëj kurrë?
Kurrë mos thuaj kurrë! Por besoj se asnjehëre në jete nuk do zgjidhja të jetoja me dikë që nuk e doja dhe nuk me donte. Jeta është shumë e shkurter për ta kaluar pa dashuri!

Cili është mëkati më i madh për ju?
Dashuro, dashuro marrëzisht, dashuro sa më shumë që të mundesh, e nëse të thonë që është mëkat, dashuro mëkatin tënd dhe do të jesh i pafajshëm. Kështu ka thënë Shekspiri dhe unë i jap plotësisht të drejtë.

Cila është blerja juaj e fundit?
Pampersa, qumësht për bebe, kremra për Annën. Nuk e di pse këto më vijnë ndërmend sa herë kujtoj blerjet së fundmi. Ndërsa për vete blerja e fundit ka qenë produkte kozmetike.

Cili është qëllimi i jetës?
Qëllimi i jetës është të dashuroj fort, të punoj shumë, të udhëtoj pafund, të bëj të lumtur njerzit që dua dhe në fund të lë një emër me punën që bëj, për të bërë krenare vajzën dhe familjen time. Nuk dua të jetoj sa për të marrë frymë. Dua që pasi të vdes të mbahem mend për diçka.