Receta më e mirë për një darkë romantike

Po mendoni për një “date night”? Ne jemi këtu, për ta bërë perfekte! Ju duhet vetëm të lexoni këtë artikull, të merrni frymë thellë dhe të përgatisni një pjatë të thjeshtë dhe të shijshme.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Pulë e mbështjellë me proshutë

Përbërësit:
Një pulë.
2 thelpinj hudhre.
1 qepë.
4 domate cherry.
¼ sherebel.
¾ filxhan oriz.
12 thela gjoks pule.
2
feta proshute.
Spinaq sipas dëshirës.
¼ djathë parmesan.
1 lugë vaj ulliri.
Kripë dhe piper.
1 lugë gjalpë.

Përgatitja:
Lani të gjithë produktet dhe nxehini në furrë, në një temperaturë 400o. Merrni 4 filxhanë me ujë dhe hidhini në tenxheren që është duke u zierë. Ndërkohë që zihen, ulni temperaturën. Prisni hudhrat dhe qepën sa më imët të mundeni. Ndani në mes domatet cherry dhe sherebelin.

Në një tigan hidhni një masë relativisht të madhe me vaj, shtoni qepën dhe hudhrat dhe gatuajini për 1-2 minuta, derisa të zbuten. Më pas, shtoni orizin dhe përziejeni për 1-2 minuta. Hidhni pak lëng nga tenxherja, kur e shihni të arsyeshme dhe lëreni orizin ta absorbojë. Vijoni procesin për 30-35 minuta.

Merrni pulën dhe “visheni” me 2 feta proshute. Më pas, shtoni edhe gjoksin e pulës. Kalojeni tiganin në furrë dhe piqeni derisa pula të jetë e fortë. Ndërkohë, në rizoto, shtoni domatet dhe pak spinaq, përziejeni në mënyrë që të kombinohet. Gatuajeni derisa spinaqi të jetë tkurrur dhe domatet të jenë zbutur.

Përzieni pulën, 1 lugë gjelle gjalpë, djathin parmesan dhe lëngun nga tigani me pulën me rizoto. Rregullojeni sipas dëshirës me kripë dhe piper.

Ndani pulën në pjata dhe dekorojeni me gjethe sherebele.

Ju bëftë mirë!