Çdo ditë është e duhura për të përgatitur dhe shijuar picën tradicionale të kuzhinës italiance. Elegance ju sjell recetën më të mirë, për të përgatitur picën më të shijshme.
Përbërësit:
150 gr brumë pice.
40 gr domate San Marzano.
40 gr mozzarella.
Borzilok.
Vaj ulliri ekstra i virgjër.
Kripë.
Përgatitja:
Hapi i parë: Zini brumin dhe punojeni. Pasi ta mbaroni, vendoseni në një enë.
Hapi i dytë: Në një enë shtoni domatet dhe kripën.
Më pas, hapni brumin e përgatitur, shtoni domatet dhe vendoseni picën në furrin e paranxehur, në një temperaturë 200°C, për 10 minuta. 2 minuta përpara se ta hiqni nga furra, shtoni mozzarella dhe borzik. Sekreti i një pice fantastike është që në furrë, të shtoni edhe një tavë të vogël me ujë.
Në momentin që pica është gati, shtoni pak kripë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. Gjithashtu, rigon sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!