Receta për një yogurt me lime dhe piper të zi

Shkëputur nga libri i gatimit “Simply”, i shkruar nga Sabrina Ghayour, sjellim për ju një recetë fantastike me yogurt me lime dhe piper të zi, që t’ju freskojë për gjatë gjithë verës.


Gatimet e thjeshta dhe të shijshme, janë në fokusin e Sabrinës, e cila është frymëzuar nga kulinaria persiane.
Në këtë artikull do të gjeni një recetë shumë të thjeshtë, për një ëmbëlsirë shumë freskuese.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përbërësit:
500 gr kos.
60 gr sheqer kokërrmadh.
Lëng limoni i freskët.
1 lime.
1 lugë çaji me piper të zi.

Përgatitja:
Hedhim të gjithë përbërësit në një enë dhe i përziejmë së bashku. Më pas, i hedhim në një makineri akulloreje dhe me kaq hapa, keni një yogurt super freskues. E shërbejmë në një tas dhe i hedhim sipër pak lëkurë limoni dhe piper të zi.

Ju bëftë mirë!