Regjistrohu në Kampionatin Kombëtar të Kodimit, që të bëhesh krijues digjital

Të gjithë e duan dhe e përdorin teknologjinë duke përfituar nga të gjitha zgjidhjet e mundësitë që të ofron ajo, por rrallëherë ndalojmë për të kuptuar se si funksionon ky sistem i tërë. Të rinjtë, ata që janë dhe përdoruesit më aktivë të teknologjisë, kanë nevoja e kuriozitet për të zbuluar të panjohurën e pse jo dhe për ta zotëruar një ditë atë, duke u shndërruar nga përdorues pasivë në krijues aktivë.

Pikërisht për këtë, ju vjen në ndihmë një kampionat kombëtar i kodimit, që po organizohet për  herë të parë në Shqipëri nga Vodafone Albania në bashkëpunim me “ICTSlab” dhe “Le Spot”, për fëmijët dhe të rinjtë e grupmoshave 13-21 vjeç.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Duke nisur nga data 12 deri në 27 shkurt, të rinjtë nën kujdesin e tre mentorëve të kualifikuar, do të fitojnë më shumë sesa të sfiduarit e vetvetes. Ndarë në 3 kategori të ndryshme Robotics, App Inventor dhe Unity, Kampionati Kombëtar i Kodimit do të orientojë krijimtarinë e të rinjve drejt fushave të robotikës dhe krijimit të zgjidhjeve për aplikacione. Fëmijët e moshave 13 deri në 17 vjeç do të eksplorojnë zgjidhje të ndryshme mbështetur në kurrikulën Robotics dhe App Inventor, ndërsa të rinjtë e moshës 18-21 vjeç, të organizuar në grupe deri në 3 anëtarë, do të mbështeten te kurrikula Unity për të sjellë një risi në aplikacionin rinor JUTH APP.


Do të ketë çmime për secilën kategori për tre idetë dhe zgjidhjet më inovative. Në kategorinë Robotikë vendi i parë do të shpërblehet me 3 kite robotike; vendi i dytë me 2 kite robotike dhe vendi i tretë me 1 kit robotik. Në kategorinë MIT App Inventor vendi i parë do të shpërblehet me smartphone Galaxy A20e; vendi i dytë me tabletin MLS Vista 4G dhe vendi i tretë me orën inteligjente Withings move.

Në kategorinë Unity vendi i parë do të shpërblehet me 500 euro; vendi i dytë me 250 euro dhe vendi i tretë me 150 euro.

Nëse keni ambicie për të fituar këto çmime, regjistrohuni duke klikuar në këtë lidhje National Coding Championship – ICTSlab për dy javët më sfiduese dhe krijuese të këtij viti. Gjithçka nis me 12 shkurt. Bëhuni pjesë e kësaj sfide kodimi si Kampionati Kombëtar i Kodimit që zhvillon te fëmijët dhe të rinjtë aftësitë e zgjidhjes së problemeve, të mendimit kritik, por gjithashtu i pajis ata me aftësi digjitale të cilat të nesërmen do të rrisin shanset e tyre të punësimit apo ndjekjes së një karriere në programim. Është një fakt se sot 65% e fëmijëve të cilët po përgatiten të shkojnë në shkollë, nesër do të kenë një punë që sot ende nuk ekziston. Siç thoshte edukatorja e madhe e shekullit XX, Maria Montessori: “Imagjinata nuk thyen limitet e saj, derisa njerëzit të kenë kurajo dhe guxim për ta përdorur atë.”