Riccardo Tisci – Legjenda e Givenchy

Vetëm 29 vjeç kur për herë të parë shkeli në atelienë e Givenchy, firmës që ka veshur yjet më të njohura të kinemasë dhe muzikës botërore. Dhe projekti i parë i Tiscit ishte të realizonte një koleksion haute couture. Mbështetja e stafit, por mbi të gjitha idetë kreative e katapultuan menjëherë në një stad profesionistësh të rinj, mbi të gjitha plot talent. “Jam ndjerë shumë mirë atje. Sepse praktikisht të gjitha femrat më dukeshin si mamaja ime” është shprehur stilisti për revistën Vogue. Ai nuk krijon vetëm siluetën e përsosur femërore. Ai depërton në karakterin dhe origjinalitetin e çdo femre, për ta përcjell atë më pas në një gamë detajesh dhe elementësh plot stil. Beson në filozofinë e minimalizmit, dhe është gjithnjë në kërkim të thjeshtësisë në dizajnet e tij. Por, stilisti italian ka aftësinë që fal teknikave të punës në linjën e krijimtarisë, të evidentojë format femërore, kudo dhe kurdo. Dhe kjo nuk është një sipërmarrje fort e lehtë. Ai krijoi një markë legjendë!

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code