Sarah Berisha / Influencer

Veshja juaj e përditshme?
Nuk kam një veshje specifike për perditshmërinë time, pasi përshtas veshjen me vendin ku do të shkoj. Stili që preferoj është një “mix and match”, dua t’i prek të gjitha nga pak, për t’u kombinuar bukur. Zara është marka që preferoj të krijoj outfitet e mia, e gjej shumë veten aty.

Stilisti i preferuar?
Enada At’Nikolla, Dolce&Gabbana, Olivier Rousteing Balmain, Alessandro Michele, Gucci dhe shumë të tjerë të huaj.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Thënia
Sekreti i stilit është të ndihesh mirë në atë çka vesh!

Ines de Fressangre

 


Ikonë mode?
Rihanna ka qënë dhe do të jetë e preferuara ime sa i përket stilit dhe trendeve që ajo sjell.

Wishlist?
Per momentin tre gjërat që kam në “wishlist” time janë : atletet Louis Vuitton Archlight, që do të jenë për shumë gjatë në listë. Fujifilm Instax mini 9 dhe syzet Ray-Ban Hexagonal.

Parfumi i preferuar?
Womanity-Thierry Mugler një fiksim që në kohën e gjimnazit e deri më sot.

Rimeli i preferuar?
Kam provuar lloje të ndryshëm rimelesh dhe të them te drejtën i vetmi me të cilin jam përshtatur më mirë është rimeli i Essence. Ndonjëherë produktet e drugstore kanë rezultat më të mirë se ato të markave të shtrenjta.

Këpucët?
Atletet e bardha Alexander Mcqueen, gjithashtu Kate Nude Louboutin.

Aksesori i preferuar?
Berretat! Identifikohem edhe si blogerja me berretë.

Libri i preferuar?
“Vajza që le pas” – Jojo Moyes, duhet lexuar!

Filmi/Aktori/Regjisori i preferuar?
Filmi preferuar “IOrigins dhe “The best of me”.
Aktori preferuar: Tom Hard.
Regjisori i preferuar: Quentin Tarantino.

Kuzhina e preferuar?
Shqiptare dhe ajo italiane.