Sekretet e stilit të modeles Agnesa Vuthaj

Ka lindur në 8 shkur të vitit 1986 në Istog të Kosovës. Është një nga personazhet publik që jetën profesionale e ka të lidhur me botën e spektakleve. Mban kurorën e më të bukurës së Kosovës dhe Shqipërisë për vitet 2003 dhe 2004. Pasioni më i madh për të, është moda, ku prej vitesh ajo është themeluese e markës “Agnesa Vuthaj”, e dedikuar ndaj linjës së këpucëve dhe çantave që mbajnë firmën e saj të krijimit.

Ikona e stilit
Për mua, ikonë mode e patjetërsueshme është Anna Dello Russo. Më pëlqen shumë stili i saj dhe mënyra si ajo përcjell trendet e fundit të modës. Është shumë e këndshme, plot jetë dhe u jep shpirt veshjeve dhe aksesorëve që përdor.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Markë
Që kur kam krijuar linjën time të këpucëve, zakonisht zgjedh ato, sepse përveç dizajnit, parësore është edhe rehatia. Ky model, në nuancë kafe dhe me majë rrumbullake është i preferuari im, sepse mund t’i vesh ditën, por edhe në mbrëmje. Agnesa Vuthaj, Shoe Collection, 149 euro.

Parfumi i preferuar
Këto ditë kam filluar të përdor Chanel No5 L’eau. Më pëlqen freskia që ka sjell Chanel me parfumin e ri. Një aromë e lehtë dhe e pastër lulesh, që të dërgon  në vitin 1921 kur edhe edhe u krijua ky parfum simbol. Por, mjeshtërisht të rikthen sërish në kohën e sotme moderne. Chanel No5 L’eau, 130 euro.