Shitet automjeti prestigjoz i Elvis Presley

Edhe pas vdekjes, Elvis Presley vijon të mbetet në mendjen dhe zemrën e çdo adhuruesi. Këtë herë magjia e tij ka kaluar në kuletën e një fansi, i cili ka blerë limuzinën prestigjoze të këngëtarit ikonik.


Automjeti Mercedes Benz është prodhuar në periudhën e viteve 1963-1981 dhe është tejet eksplicit, duke konsideruar se gjatë kësaj kohe janë prodhuar vetëm 2677 njësi të tilla.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Limuzina elegante është shitur përmes shtëpisë së ankandit “Bring a Trailer”, me vendndodhje në Amerikë. Ndonëse vlera mesatare e një veture të tillë është rreth 132 mijë euro, vlera e saj ka kapur shifrën e rreth 240 mijë eurove. Në fakt, blerësi shprehet se priste një çmim më të lartë! Arsyen e dimë: Ajo që ia shton edhe më shumë vlerën automjetit është pikërisht fakti se pronari i makinës ishte vetë Elvis Presley.