Showroom-i i Land Rover në Prishtinë, zyrtarisht nga Mektrin Motors

Mektrin Motors inauguroi showroom-in më të ri, si përfaqësues zyrtar i Land Rover në Prishtinë, Kosovë.

Mektrin Motors, prej 18 vitesh në tregun shqiptar ofron një gamë të gjerë të markave dhe modeleve premium në treg dhe tashmë është prezent me risitë më të fundit edhe në Prishtinë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Prej disa vitesh përfaqësues zyrtar i Land Rover në Shqipëri, Mektrin Motors prezantoi showroom-in e ri në Prishtinë, duke i dhënë mundësinë të gjithëve që jo vetëm të gjejnë modelet më të fundit të markës së mirënjohur për cilësinë dhe inovacionin, por edhe për të marrë shërbimet e certifikuara prej saj.

Në prezencën e themeluesit dhe drejtuesit ekzekutiv të Mektrin Motors, z. Edmond Shahini, si dhe Nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Alban Zogaj, të ftuarit specialë u prezantuan me modelet fantastike të Land Rover, të cilat janë frymëzuar nga e ardhmja.

Në fjalimin e tij, z. Shahini u shpreh: “Mektrin Motors, me thuajse dy dekada përvojë, vjen në tregun e Kosovës për të sjellë standardet evropiane të markave më të mira, si Land Rover”.

Gjithashtu, z. Zogaj e vlerësoi këtë investim të rëndësishëm për Prishtinën dhe gjithë vendin, duke pasur në fokus edhe zhvillimin ekonomik që do të sjellë për Kosovën.

Showroom-i i ri, me vendndodhje në rrugën “Magjistralja e Prishtinës”, është i hapur për të gjithë të apasionuarit pas makinave dhe modeleve Land Rover.

Z. Edmond Shahini na tregoi pak për vizionin e Mektrin Motors dhe pritshmëritë e tij.

Cili është vizioni juaj dhe pse vendosët ta sillni në Kosovë?

Ne besojmë në markat premium dhe luksoze, gjithashtu jemi të mendimit se klientët tanë meritojnë një shërbim të tillë. Sigurisht që duhet të vinim edhe në Kosovë, për të ofruar cilësinë dhe modelet premium të Land Rover.

Pas Kosovës, vizioni ynë shkon edhe në vendet e rajonit dhe më gjerë.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për tregun e Kosovës?

Nuk kemi asnjë dyshim që ashtu si klientët tanë në Shqipëri, edhe në Kosovë, të apasionuarit pas makinave nuk bëjnë kompromis me cilësinë, të përsosurën dhe inovacionin, ndaj ne jemi këtu, si përfaqësues zyrtarë të Land Rover, për të promovuar modelet më të reja të markës prestigjoze, të cilat frymëzohen nga e ardhmja.