Si duhet të duket një garderobë e rregullt?

Ndodh ndonjëherë që të kaloni përpara garderobës dhe të tronditeni nga kaosi që e ka pushtuar? Nuk ka një metodë fikse për t’i dhënë fund parregullsisë që është ulur këmbëkryq, por është e domosdoshme që të ndjekim një plan të caktuar.

Ky plan konsiston me një kategorizim të veshjeve, sipas llojit dhe funksionit të tyre.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

 

Veshjet ndahen në:

Baziket.
Investimet.
Veshjet më stylish

 

Baziket:

Në këtë kategori bëjnë pjesë veshjet esenciale, ato të cilat përdorni në përditshmëri, në punë apo në ditët e pushimit. Këto janë veshjet dhe aksesorët “must have” dhe duhet të zënë vendin më të thjeshtë dhe më të arritshëm në garderobë.

Në veshjet bazike bëjnë pjesë:
Bluzat: me mëngë të gjata, të shkurtra, në çdo ngjyrë.
Xhinset: të zeza, blu, skinny, boyfriend, etj.
Pulovrat: të gjata, të thurura, të trasha, të holla, etj.
Streçet.
Pizhamat.
Veshjet e palestrës.
Veshjet intime.

Veshjet – Investim

Këto veshje tregojnë shumë për stilin tuaj të jetesës dhe janë veshje me të cilat shkoni në punë, apo i përdorni për evente të ndryshme. Këto veshje mund të jenë të ngjashme me ato baziket, por ndryshimi qëndron me faktin që keni investuar për to.

Në veshjet – investim bëjnë pjesë:
Fundet: midi, laps, maxi, etj.
Pantallonat.
Xhaketat.
Palltot: pardesytë, palltot vjeshtore dhe dimërore.
Fustanet: të ngushta, të shkurtra, të përshtatshme për evente.

Veshjet më stylish

Në këtë grupim bëjnë pjesë ato veshje të cilat reflektojnë shijet tuaja në stil. Këto veshje janë unike dhe super speciale dhe ju zgjidhni t’i vishni në ato raste kur doni të tregoni sa e jashtëzakonshme jeni.

Në veshjet super stylish bëjnë pjesë:
Printet: polka dots, printet e kafshëve, printet unike.
Motivet: floralet, kuadrata, etj.
Ngjyrat: pastel, tonet e tokës, neon, gold, shumëngjyrëshe.
Siluetat: oversize, asimetrike, voluminoze.
Materialet: velvet, satin, etj.

Si të visheni?
Piramida ju tregon më së miri si duhet të duket një garderobë e rregullt dhe e mirësistemuar, njëkohësisht ju ndihmon të kombinoni një look fantastik. Duke ndjekur piramidën, do të mësoni edhe më mirë si të kombinoni një element nga veshja bazike dhe një tjetër nga veshja-investim.

Këshillë: Gjithmonë vishni pjesën e sipërme, bluzën apo xhaketën, pasi në këtë mënyrë do ta keni më të thjeshtë të kombinoni pjesën e poshtme.