Ndryshimet teknologjike sjellin ndryshime edhe në jetën tonë. Ato kanë gjithmonë edhe më shumë ndikim në veprimtaritë tona të përditshme duke na bërë edhe më të varur prej tyre. Por, pavarësisht shumë të mirave, çdo zhvillim teknologjik sjell me vete dhe problematika të reja.
Qendra Protik me mbështetjen e One Telecommunications zhvilloi një tryezë të rrumbullakët për të sjellë në vëmendje sfidat dhe mundësitë që problematikat në lidhje me sigurinë gjatë navigimit në internet, të pakësohen. Menaxheri i Sigurisë së Informacionit të One Telecommunications, Elvis Prifti, ishte i pranishëm në panel për të sjellë përvojën e tij dhe problematikat të cilat duhet të zgjidhë një operator telefonik.
“Me rritjen e zhvillimit, sfidat që hasin korporatat e shërbimeve të komunikimit në rrjet sofistikohen edhe më shumë. Por, a janë masat e marra vetëm nga sektori privat të mjaftueshme për të zvogëluar risqet që vijnë nga përdorimi i rrjetit? Jo!
Një rol shumë të rëndësishëm kanë politikat institucionale që shërbejnë si rregullatore, si edhe kultura që duhet të kenë të gjithë përdoruesit e shërbimeve që ofrojnë këto korporata, – u shpreh Elvisi. Sjellja e njerëzve është faktori më i rëndësishëm që i eskpozon ose i mban të mbrojtur individët dhe sjellja e duhur mësohet me kalimin e kohës, nëse të gjitha palët kontribuojnë në ndërgjegjësimin e publikut”.
Konkluzionet që dolën nga ky takim ishin se korporatat duhet të ofrojnë gjithmonë shërbime të sigurta dhe të standardizuara; institucionet duhet të ofrojnë politika të cilat i detyrojnë dhe ndihmojnë korporatat të implementojnë standardet e duhura të sigurisë dhe privatësisë. Gjithashtu, institucionet duhet të krijojnë programe të veçanta, të aplikueshme për të gjitha grupmoshat, në mënyrë që të ndërgjegjësojnë sa më shumë njerëz për rreziqet që kanë qasjet e pakontrolluara në internet.
ONE, si pjesë e CLEAN NETWORK, konfirmon edhe një herë pozicionin e saj në treg si një prej pioniereve të kësaj nisme. Ofrimi i shërbimeve dhe produkteve të cilat do të jenë të thjeshta, të shpejta në aksesim dhe të sigurta, do të jenë gjithmonë prioritet i ONE Telecommunications.