Kërkoni mjekët më të mirë në ortopedi?
Ndërhyrjet më të vështira dhe gjithmonë me sukses vetëm në spitalin Hygeia!
Ekipi i mjekëve ortopedë në spitalin Hygeia realizon me sukses ndërhyrjen e artroplastisë së gjurit.
Pacientja e moshës 68-vjecare paraqitet në spitalin Hygeia, pasi ankohej për dhimbje dhe për pasojë, vështirësi në lëvizjen e gjurit (artikulacionit të majtë), si rezultat i dëmtimit të këtij artikulacioni.
Pas 5 (pesë) vitesh trajtimi të pasuksesshëm, nëpërmjet fizioterapisë, kombinuar me trajtimin medikamentoz me ushqyes të kërcit, pacientes i rekomandohet kryerja e ndërhyrjes kirurgjikale e artroplastisë (protezës) së gjurit, si mënyra e vetme e trajtimit të problemit.
Ky dëmtim mund të shfaqet si rezultat i pranisë së patologjisë së osteoartritit, si edhe në rastet e traumave të mundshme.
Mjekët ortopedë të spitalit Hygeia realizuan me sukses ndërhyrjen dhe në sajë të profesionalizmit dhe eksperiencës së këtij stafi, si dhe teknologjisë mjekësore, që Hygeia disponon, pacientja ka arritur të ecë qysh ditën e parë pas ndërhyrjes.
- Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje është eleminimi definitiv i dhimbjeve dhe për pasojë, pacientja mund të ndërpresë menjëherë më pas edhe trajtimin medikamentoz.
- Në një kohë relativisht të shkurtër, pra pas 4-6 javësh pacientja mund t’i rikthehet përsëri aktiviteteve të përditshme me ritmin e normalitetit.
Tashmë, pacientët që kanë probleme me sëmundjet reumatizmale, artroskopitë e supit, të gjurit e të legenit, mund t’u nënshtrohen ndërhyrjeve apo trajtimeve kirurgjikale, të cilat përmirësojnë ndjeshëm jetën e tyre të përditshme.
Teknikat moderne diagnostikuese dhe teraupetike në shërbim të këtyre ndërhyrjeve ortopedike, sigurojnë një rezultat sa më të mirë të mundshëm. Këto lloj ndërhyrjesh e përmirësojnë në maksimum cilësinë e jetës së njeriut, ndërsa suksesi është i garantuar.
Nuk ka arsye njerëzit të ngurrojnë të bëjnë ndërhyrje në gju apo legen.
Ndërhyrjet ortopedike aplikohen kryesisht tek pacientët që kanë pësuar trauma automobilistike, apo në vendin e punës dhe veçanërisht, tek ata që merren me aktivitet fizik dhe janë më të ekspozuar ndaj problemeve që mund të shkaktohen në nyjet e trupit si në gju, supe, legen apo duar.
Në Departamentin e Ortopedisë Hygeia, falë profesionalizmit të ekipit të mjekëve kirurgë ortopedë, të kualifikuar dhe me eksperiencë, nëpërmjet aplikimit të teknikave innovative, si dhe në sajë të aparaturave bashkëkohore që ky spital disponon, trajtohen me sukses të gjitha llojet e patologjive ortopedike, si për të rritur, ashtu dhe për moshat pediatrike të tilla si:
Frakturat e të gjitha llojeve:
- Fiksime të frakturave të eshtrave të gjata nëpërmjet shtifteve intramedulare.
- Trajtime të traumave me teknologji të avancuar si për shembull:
- Kirugjinë e gjurit:
- Trajtime bashkëkohore të menisqeve nëpërmjet qepjes, apo zëvëndësime protetike të tyre (në rast se nevojitet).
- Trajtime bashkëkohore në dëmtimet e ligamenteve të gjurit.
- Riinserim i LCA-së, si teknika më inovative për riparimin e tij.
- Ligamentoplastika nëpërmjet teknikës Anatomical Repair.
Për kirurgjinë e supit:
- Riparime endoskopike të tendinave të manshetës rotatore dhe fiksime të tyre me teknika të avancuara Double Row (me dy radhë).
- Endoprotezime të këllkut (coxaefemoral) me protezat më cilësore në rang botëror (Smith & amp; Nephew – R3, Zirkonium, Polarstem) si dhe ato të gjurit (Genesis 2).
- Tumoret muskuloskeletale.
- Kirurgjitë korrigjuese të këmbës dhe mikrokirurgjitë e dorës.
Për më tepër informacion, apo për të rezervuar takimin tuaj me mjekët ortopedë të spitalit Hygeia, Tiranë kontaktoni: 04 23 90 000.