Ikonë mode
Zuhair Murad dhe krijimtaria e tij kanë patur një ndikimi të madh në botën e modës, duke krijuar një imazh të qartë se si duhet të duket një femër me klas.
Thënie
Buzëqeshja nuk del kurrë nga moda!
Stili që karakterizon veshjen
Stilin tim do ta karaktrizoja si “indipendent” dhe mendoj se tek ky stil, apo tek të njëjtat frekuenca të këtij stili, do të mbetem për një kohë të gjatë.
Parfumi
Jam në një periudhë që jam fiksuar me parfumet ndaj kam shumë, por më i preferuari është “Dekadence” e Marc Jacobs, sikur më përfaqëson më mirë.
Rimeli
Një rimel i YSL, nuk e di cili model konkretisht. E bleva, sepse nuk gjej rehati me rimelet, i ndërroj shpesh. Kam qerpikë të çuditshëm, ende nuk jam e kënaqur, sepse nuk e kam gjetur të duhurin. Qerpikët e mi janë ende në kërkim!
Këpucët
Të preferuarat për mua mbeten atletet e bardha. Jane komode dhe lehtësisht të kombinueshme. Aktualisht më të përdoruat nga unë janë një palë “Adidas Superstar”.
Veshja e punës
Nëse flasim për pjesën televizive, veshja mbetet brenda stilit që kërkon formati i “E Diell”. Ndërsa në përditshmërinë time, zakonisht zgjedh xhinse edhe pulovër në këtë periudhë të vitit.
Aksesori
Një aksesor që nuk e heq kurrë nga dora është unaza, ndërsa shoqëruese të here pas herëshme kam orën e preferuar, mbetet një model Rosegold i Tissot që e përdor më shpesh.
WISH LIST
Në listën time të dëshirave aktualisht është një model çante “Gucci Dionysus”.