Stil dhe personalitet nga Fioralba Dizdari

Ka lindur në 16 Nëntor të vitit 1987 në Tiranë. E vlerësuar me çmimin e modeles më të mirë të Shqipërisë në vitin 2004, dhe më pas si fituese e kurorës së kompeticionit të bukurisë Miss Universe Albania 2013, bota e saj profesionale është e lidhur ngushtë me modelingun. Është angazhuar si modele në Francë, më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj. Studimet e larta i ka fokusuar në degën e  Menaxhimit Ekonomik.

Ikona e stilit
Audrey Hepburn është një ndër ikonat e modës që ka lënë gjurmë në çdo kohë. Thuhet që ajo është arsyeja e fiksimit të botës së modës me “The little black dress” apo “Fustanin e zi”. Varësja e perlave, syzet e mëdha dhe vathët e diamantit do të jenë gjithmonë look-u i frymëzuar nga ajo. Ndaj, mua më pëlqen shumë stili i saj.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Parfumi i preferuar
Aktualisht, po përdor Velvet Orchid, nga Tom Ford. Ka një fuqi hipnotizuese si aromë, është e freskët, me nota orientale dhe ndjesi lulesh të përziera. Parfum, Velvet Orchid, Tom Ford, 170 euro.

Shopping
Sa herë që jam në Tiranë, më pëlqen të bëj blerje në dyqane që e di se mund të gjej veshje që i përshtaten stilit tim. Të tilla dyqane, janë Delirium Shop, apo Zara.

Aksesorë
Të fundit aksesorë që po përdor, janë një palë vëth perle, shumë elegante që mi ka dhuruar mamaja ime. Vëth perla dhe gurë të çmuar, 240 euro.