Stil dhe Personalitet nga Samar Seraqui

E lindur në Liban, Samar jeton në Paris dhe është një prej influencerave të parë në Francë. Me profesion gazetare, Samar kontribuon në një komunitet shumë të rëndësishëm digjital për kauza që i ka përzemër, por në këtë artikull do të flasim për stilin e saj të veçantë, i cili i përshtatet më së miri elegancës dhe klasit francez.

Një libaneze në Paris
Brilante dhe gjithmonë e vendosur, Samar Seraqui ka një personalitet shumë vibrant, plot ngjyra dhe pozitivitet. Ambasadore, vajza e epokës digjitale, dizajnere, kaq shumë talente dhe profesione!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Karriera
Samar ka lindur në Abidjan dhe e ka eksploruar Libanin në moshën 15-vjeçare. Qyteti i parë që ka vizituar ishte Beirut, të cilin e admiron. Më pas, me zhvendosjen në Paris, vajza libaneze studioi për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe sot është një gazetare e talentuar, e cila më së shumti shkruan për tema politike.
Në moshën 16-vjeçare, Samar jetoi në Liban dhe çdo ditë e saj praktikisht kalonte nëpër kampe, ku pyeste gratë mbi jetën e përditshme dhe mbi mënyrën si e përballojnë jetesën. “Isha shumë kurioze të dija çfarë i lumturonte, si e gjenin dritën”, – shprehet Samar.
Në vitin 2006, shkon në Francë dhe nis të punojë në “Direct 8” dhe shumë shpejt, do ta shihnim në terren, së pari në një analizë mbi luftën në Irak dhe më pas, çdo javë në një program i cili rrekej të ndërgjegjësonte publikun mbi mbrojtjen e mjedisit.


Dashuria për modën
11 vite më parë, Samar krijoi blog-un e saj “Une Libanaise à Paris”, një format i cili i dedikohet krejtësisht modës dhe stilit. Së pari, e menaxhoi në mënyrë anonime, pa publikuar asnjëherë emrin apo fotot e saj.
Blog-u mori shumë famë dhe jo rrallëherë miqtë e pyesnin nëse kishte rënë ndonjëherë në kontakt me “Une Libanaise à Paris” dhe Samar përgjigjej gjithmonë se nuk e kishte idenë se për çfarë bëhej fjalë.
Por gjithçka ndryshoi kur një ditë të bukur, gjiganti Hermes shprehu dëshirën për ta takuar. Mjaftoi një telefonatë dhe shumë pyetje në kokën e “libanezes në Paris”. Padyshim, Hermes ka influencë kudo dhe kjo e ndihmoi Samar që të rrëmbente pak edhe nga koha e çmuar e Karl Lagerfeld për një intervistë rreth modës (sepse natyra kurioze e një gazetareje do të nxjerrë përherë krye).
Duke u njohur më gjerë me industrinë e modës, Samar e kuptoi se çfarë donte dhe u përkushtua në projekte të bukura dhe fitimprurëse, me personalitete dhe yje ndërkombëtarë.


Një brand
Paralelisht me të gjithë karrierën e saj, Samar ka zhvilluar edhe “Das Mot”, një markë shumë të famshme, e cila sjell t-shirts dhe pulovra të ndryshme, të cilat mbajnë të stampuara fjalët më të përdorura përgjatë 3 viteve të fundit: “Belle de Jour”, “Immigrant”, “Douce France”, etj.
Koncepti i emrit rrjedh prej dashurisë për gjuhën frënge dhe për shpirtin francez.
Filozofia e brand-it? Asgjë nuk është fikse, gjithçka mund të interpretohet në mijëra mënyra! Padyshim, Samar e pëlqen lëvizjen dhe dritën.


Stili
Më shumë se ideja e modës, ka të bëjë më shijen për veshjet e bukura dhe komode. Çdo ditë, një t-shirt i bardhë, një palë xhinse dhe një pallto janë opsioni më i mirë.
Në mbrëmje ekziston vetëm një teori: Të shkëlqesh ose të shkosh në shtëpi! Samar ia beson look-un e saj markave si Miu Miu, Patou, Carven apo dizajnerave Guilllaume Henry, Carven, Rabih Kayrouz dhe Sandra Mansour.


Dizajnerët më frymëzues
Sipas Samar, Guillaume Henry është numri 1!
Gjithashtu, dizajneri libanez Rabih Kayrouz është tejet i talentuar dhe e kupton më së miri stilin e saj.
Samar frymëzohet nga gjenialiteti i Miuccia Prada dhe eleganca e Chanel.


Veshja ikonike
Një palë xhinse Chloe, të cilat i ka blerë para 8 vitesh!
“Shtoj apo humbas peshë, këto xhinse gjithmonë më përshtaten! Për mua, nuk kanë çmim”, – thotë Samar dhe duket shumë e dashuruar me xhinset e saj.


Bizhuteritë
Një unazë ngjyrë gold nga Pomellato, e cila e ka shoqëruar prej vitesh. Sigurisht, nuk mungon ora e saj vintage Rolex.

 


Çantat
Të preferuarat janë disa modele ikonike nga Chanel ose Fendi. Pjesa tjetër është “Made in Italy”. Gjithsesi, çantat e libanezes nuk janë edhe aq të shtrenjta, sekreti është se duken si të tilla.


Këpucët
Gjatë ditës, gjithmonë zgjedh atletet, veçanërsisht nga brand-i Yatay. Për t’i dhënë prekjen feminile look-ut të saj, opsioni më i mirë janë këpucët Chanel.
Në dimër, çizmet cowboy, të frymëzuara nga West Coast.


Party animal
Veshja për një natë në club: fustane shumë të shkurtër ose shumë të gjatë. Nuk ka një rrugë të mesme! Sigurisht, shumë e rëndësishme është balanca mes ekspozimit. Shembull: nëse fustani është shumë i shkurtër, duhet të jetë i mbyllur në pjesën sipër.

Ikonat
Gratë me personalitet vibrues, ato të cilat thyejnë rregullat dhe janë ikonike në çfarëdo që veshin! Ines de la Fressange, Jeanne Damas, Nadine Labaki, Billie Eilish, Audrey Hepburn!