Stil & Personalitet nga fashion blogger Jona Hadëri

Ka lindur në 28 Janar të vitit 1992!  Është 25 vjeçe dhe etiketohet si një nga fashion bloggeret më të famshme shqiptare. Ka përfunduar universitetin për Shkenca Politike në Tiranë, dhe më vonë masterin për Histori të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në LSE në Londër. Aktualisht, është e punësuar pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në sektorin e integrimit(së shpejti do të jap disa klasa mësim në universitet).

Parfumi i preferuar
Më pëlqen më tepër aroma që mban mbi trup një sapun organik i zgjedhur me kujdes, ndjekur nga një vaj dhe qumësht natyral. Gjithsesi, parfumi që kam për momentin në raft është Mon Guerlain nga Guerlain, 75 euro.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Shopping
Blerjet online zënë shumicën e pazareve te mia. Nuk më pëlqen të rri me orë të tëra duke kontrolluar.  Mërzitem nëse kalojnë tre orë duke shëtitur dyqaneve, dhe më duket humbje kohe kur jam në udhëtim. Në Tiranë blerjet personale dhe dhuratat që bëj janë gati gjithmonë në Unique Shoe Shop.

Wish List
Ashtu si çdo femër, edhe kjo lista ime ka shumë gjëra brenda. Por, do të veçoja shapkat e reja me zinxhir të Givenchy.