Stil & Personalitet nga Ilda Kroni

Ilda Kroni ka lindur në 12 Dhjetor të vitit 1994! E gjitha jeta e saj profesionale, por edhe ajo e përditshmja është e lidhur me modelingun, fushë për të cilën ajo përfundoi edhe studimet në Greqi. Aktualisht është në udhëtime të vazhdueshme për shkak të nënshkrimit të kontratave të modelingut në shtete të ndryshme të botës.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Ikona e stilit?
Mua më pëlqen shumë fakti që një person ndërthur thjeshtësinë me natyralitetin, në një stil unik frymëzues. Dhe mishërimi më i mirë i këtyre cilësive për mendimin tim gjenden tek modelja e njohur Emily Ratajkowski. Është një nga ikonat e stilit dhe modës që personalisht e kam shembull.

 

Thënie

“Çdo ditë është një show mode dhe bota është pasarela jote”

-Coco Chanel

Rimeli i preferuar?
Gjatë ditëve të zakonshme, nuk preferoj të kem make up të theksuar. Zakonisht vendos vetëm rimel dhe tonaliteti i buzëve, sa më natyral. Rimeli që përdor prej një viti është “Givenchy”, i cili i jep volum qerpikëve dhe ti ndihesh mirë me pamjen tënde.

Këpucët e preferuara?
Këtë sezon nuk i jam ndarë çizmeve të zeze të “Dolce & Gabbana”. Më kanë ofruar komoditetin gjatë çdo sesioni fotografie apo casting të përditshëm, për më tepër janë shumë elegante dhe me dizajn unik.

Parfumi i preferuar?
Aroma që më ka bërë për vete këto kohë, është “Marc Jacobs Decadence”. Nga momenti i parë që e provova, më pëlqeu jashtë mase, sepse të jep ndjesinë e freskisë unike, që i përshtatet çdo stili femëror.

Shopping?
Bëj blerje në vende të ndryshme, si në Shqipëri, por edhe në Itali, e shtete të tjra. Më shpesh blej në outletin Serravalle në Itali.

Aksesorët e preferuar?
I adhuroj aksesorët dhe jam blerëse e çmendur te tyre! Por, do të veçoja orën, gjithmonë është në doren time si bizhu e vogël e njëherësh, si detaji më i bukur që nuk duhet t’i mungojë asnjë femre. E preferuara ime është një orë në ngjyrë vjollcë,

Wishlist?
Kam shumë dëshirë të shtoj në koleksionin tim të çantave, një nga prurjet e fundit të modës. Një çantë të zezë, lëkure të “Christian Dior”. Është zgjedhja perfekte një për femër plot stil dhe që guxon.

Veshja e përditshme?
Stili im është një miks i frymës moderne me atë serioze. Të tilla janë një palë pantallona të zeza të gjera në fund të “A.F.Vandervorst” dhe një këmishë e bardhë nga “Lanvin”. Është një nga veshjet që preferoj më shpesh dhe më bën të ndihem elegante dhe me stil.