Stil & Personalitet nga modelja Ilda Kroni

Ka lindur në 12 Dhjetor të vitit 1994! E gjitha jeta e saj profesionale, por edhe ajo e përditshmja është e lidhur me modelingun, fushë për të cilën ajo përfundoi edhe studimet vitin e kaluar në Greqi. Aktualisht është në udhëtime të vazhdueshme për shkak të nënshkrimit të kontratave të modelingut në shtete të ndryshme të botës.

Ikona e stilit
Mua më pëlqen shumë fakti që një person ndërthur thjeshtësinë me natyralitetin, në një stil unik frymëzues. Dhe mishërimi më i mirë i këtyre cilësive për mendimin tim gjenden tek modelja e njohur Emily Ratajkowski. Është një nga ikonat e stilit dhe modës që personalisht e kam shembull.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

“Çdo ditë është një shoë mode, dhe bota është pasarela jote”-Coco Chanel

Beauty
Gjatë ditëve të zakonshme, nuk preferoj të kem make up të theksuar. Zakonisht vendos vetëm rimel dhe tonaliteti i buzëve, sa më natyral. Rimeli që përdor prej një viti është Givenchy, i cili i jep volum qerpikëve dhe ti ndihesh mirë me pamjen tënde. Givenchy, 45 euro.

Markë
Këtë sezon nuk i jam ndarë ccizmeve të zeze të Dolce & Gabbana. Më kanë ofruar komoditetin gjatë ccdo sesioni fotografie apo casting të përditshëm, për më tepër janë shumë elegante dhe me dizajn unik. Çizme Dolce&Gabbana, 1,700 euro.

Parfumi i preferuar
Aroma që më ka bërë për vete këto kohë, është Marc Jacobs, Decadence. Nga momenti i parë që e provova, më pëlqeu jashtë mase, sepse të jep ndjesinë e freskisë unike, që i përshtatet ccdo stili femëror. Marc Jacobs Decadence, 98 euro.