“Karierra, life style-i dhe pasionet e një prej buzëqeshjeve më rrëzëllitëse të ekranit!”

Na ka shoqëruar gjatë gjithë sezonit të verës në një prëj programeve më “IN”, të turzimit dhe atraksioneve, Oriela Nebijaj ose për miqtë Ori, vjen në një rrëfim shumë të këndshëm për revsitën Elegance. Në fakt Ori ka qenë gjithnjë një bashkëpunëtore në heshtje, por me shumë influencë e revistës sonë ndaj, këtë muaj kemi dashur ta sjellim për të njohur më nga afër jo vetëm Orin e ekranit dhe të jetës publike, por edhe Orin përtej kuintave.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Wake Up

Si ishte rikthimi tek zgjimet e mëngjesit?
Ishte pak e vështirë pasi nuk është kollaj të gjesh energjinë e duhur pas një sezoni mëngjesi të cilin nuk arrita ta mbyll pasi menjëherë nisem me “Pushime On Top”. E menjëherë pasi sezonit veror ku nuk pushova asnjë ditë, u riktheva në punë për të rinisur sezonin e ri të “Wake Up” kësaj here vetëm me Islin. Është shumë mirë të jem me të dhe me ndihmon që përveçse mik i mirë është dhe koleg shumë i mirë dhe bashkëpunues. Zgjimi do të jetë gjithnjë problem, askush nuk zgjohet me qef në ora 5 e 30 të mëngjesit, për të qenë me të gjithë motorrët e ndezur në energji dhe përqëndrim maksimal më pas në 7 për dy ore live me shikuesit, çdo ditë, çdo mëngjes. Por kjo është ajo që mua më pëlqen të bej dhe e shijoj shumë.

Këtë vit duhet thënë se ti po e moderon “Wake UP”, vetëm me Islin, cili është raporti që keni pas transmetimit?
Ne ishim miq të mirë e tani jemi dhe më shumë, kalojmë më shum kohë bashkë në punë duke u kujdesur për emisionin, por dhe në kohën e lirë shpesh herë bëhemi bashkë për kafe, dreka, apo dhe aktivitete të ndryshme artistike.

Çfarë feedback keni nga publiku në këtë sezon të 3 të “Wake Up”?
Shume të mire. Kemi realizuar një qëllim të përbashkët fisllestar. Bashkë me autoren Aida Tuci deshëm të përcillnim energji të mirë për shikuesit dhe kiminë e mirë që unë me Islin kishim si kolegë në moderim. Kësaj ja kemi dale mbanë me plot gojën pasi komentet kanë qenë të shumta dhe në vlerësim të kesaj ndjesie. Mëngjesi nuk ka vend për arrogancë, s’ka vend për thellime në debate që askush nuk do ti dëgjojë sapo hap syte, ska vend për kornizime të ngurta që krijojne siklet apo negativitet.

Si gjendesh në Top Channel, të pëlqen, ndihesh mirë apo ka gjëra që do të doje të ishin ndryshe?
Ndihem shumë mirë, kam raport të mirë dhe të drejtë me këdo më është dashur të punojë deri më tani. Drejtuesit kanë qenë mbështetes dhe vlerësues për atë së cili është impenjimi im në punë dhe rezultati deri më tani. Patjetër që ka gjëra që mund t’i dua ndryshe, si kushdo, por kjo nuk lidhet me kompaninë, janë dëshira apo pritshmëri indiviaduale. Rëndesi ka që të gjithë të jemi në të njëjtën frymë të mirë pune në të mirë të logos së përbashkët.

Cilat janë pritshmërit për këtë sezon?
Ky sezon është i gjatë, nisi në shtator e përfundon në korrik. Besojmë se do të jemi dhe më shumë se thjesht çifti më simpatik i mëngjesit, gjë qe na pëlqen shumë e na motivin për të qenë dhe me kërkues ndaj vetes dhe asaj çfarë do të ofrojmë për publikun.

Çfarë ndodh në ditën tënde pas përfundimit të transemtimit në mëngjes?
Vijon mëngjesi për të mberritur në ditën tjetër të transmetimit. Shohim me kujdes si ka shkuar emisioni, a ja dolëm të përcillnim çdo mesazh dhe cilat do të jenë tematikat për ditën tjetër. Ka punë plot. Tema, të ftuar, material, informacion dhe argëtim.

 

Pushime on Top

Si lindi bashkëpunimi dhe si e konsideron këtë sezon të parë të “Pushime on Top”?
Një sezon shumë i mirë që më dha mundësinë të tregoj një pjesë tjeter timen, jo vetëm si moderator, por më shum si karakter. Asnjëherë nuk e kisha shprehur në ekran anën time sportive, energjike por dhe potencialin për të dhënë një tjetër dimension nga sa është ai i kornizuari që përgjithësisht jepet në ekran. Suksesi i “Pushime On Top” lidhet me të gjith ekipin por dhe me punën e mirë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që patëm të gjithë. Olsa Muhameti, autorja e emisionit ishte krau im i djathtë në çdo gjë dhe mbështetje shumë e madhe, operatorët nuk u lodhën në asnjë moment e as nuk u ankuan kurrë për orët e gjata të xhirimeve dite pas dite, por ishin profesionistë të vërtetë për të realizuar çdo gjë maksimalisht mirë. Montazhi ishte një tjetër pikë e fortë që vulosi energjinë dhe ritmin që ne deshëm të transmetonim në çdo material. Ishte nje experiencë dhe sfidë të cilën e përmbushëm me shumë sukses, por që na bën dhe më sfidues dhe kërkues për një sezon të ri, që nëse do të realizohet do të jetë me shumë sfida dhe energji.

Çfarë zbulove gjatë këtyre 2 muajve nëpër shqipëri?
Në fakt nuk kisha shumë dyshime për madhështinë që natyra na ka ofruar në këtë tokë të bekuar. Shpresoja të shihja pak më shumë ndryshim dhe dëshirë për të mos e shkatërruar nga vetë ne, njërzit. Ngandonjëherë me duket sikur nuk bëjm dot ndryshe, sikur s’dimë të përmirësojmë, por jemi të aftë në regres. Megjithëatë jam dhe shumë optimiste pasi takova dhe njoha të rinjë të cilët ne iniciativa krejtësisht personale kishin realizuar biznese ne të mirë të turizmit duke ngritur guida fantastike në vende me bukuri të rrallë të cilat jo të gjithë i njohin apo i kanë shkelur e sidomos atraktive për turistët e huaj. Kemi mundësi shumë, alternative fantastike për të bërë me të mirën për vendin, por dhe për veten tonë si një hallkë e qënesishme e të gjithë zinxhirit.

Të punuarit në terren është një sfidë më vete, si e përjetove dhe a bëre vetë pushime?
Nuk kishte kohë për pushim, asnjë ditë të vetme pasi ne ishim çdo ditë 60 min në transmetim. Ishim shumë kërkrues që të pasqyronim çdo gjë të mirë dhe të keqe, të jepnim alternativat më të mira për të gjithë shikuesit por dhe të ishim argetues dhe me ngjyra ashtu si vera kërkon. Bashkë me Olsën, vendosëm që në fillim se për çdo guide dhe destinacion që do të prezantonim do të kishte një sistem vlerësues yjesh për të evidentuar dhe ato pjesë të cilat duhen nënvizuar por dhe për të qenë më të drejtë dhe transparent me shikuesit. Të cilët e vleresuan maksimalisht këtë gjë dhe u përfshin gjithashtu në vlerësime. Patëm shumë guida dhe destinacione eskluzive të cilat nuk ishin bërë kurrë më parë në ekranet shqiptare dhe vendosja e vetes gjithmonë në qendër të të gjitha situatave e bëri dhe më interesant të gjithë rrugëtimin. Nuk e harroj momentin kur me kajak përshkruam Bistricën dhe mu desh të hapja vetë një shteg të mbyllur nga degët e pemëve.

Ky ishte një program sezonal që mund t’i hapi rrugën edhe një program mbi turizmin të shtrirë më gjatë në kohë dhe pse jo në të gjithë ballkanin?
Pse jo! Do të ishte një ide shumë e mirë por aktualisht, për shkak dhe të impenjimit në të tjera projekte nuk kemi një plan të detajuar dhe të mirë menduar, por mund të them se tashmë shkëndija është ndezur e vështirë të fiket.

E sheh veten si një “travel journalist”, në të ardhmen, ta bëj këtë pyetje sepse ne të njohim si një vajzë shumë sportive dhe plot entuziazëm, dhe kjo tip gazetarie duke si e bërë për ty?
Nuk besoj se do të mbërrij deri këtu pasi kjo lloj gazetarie kërkon të jesh larg shtëpisë dhe gjithë kohën në lëvizje për periudha të gjata. Nuk e kam menduar në këtë aspeët, por jam e sigurt që gjithnjë do të kem vëmendje dhe angazhim në formate që janë dinamike dhe energjike.

Le të ndalemi pak tek ajo që ofron turizmi në vend, pas gjithë këtyre muajve si e sheh Ori atë që ofrojmë ne në raport me turzimin, atë të aventurës, elitar, kulinarinë dhe historinë?
Me keqardhje më duhet të pranoj se jemi shumë pas me punën krahasimisht me mundësinë dhe potencialin e madh që shqipëria ofron. Infrastruktura e bën të pamundur për bizneset të ofrojnë shërbimin që duhet dhe standartin e pretenduar. Ka iniciativa private të realizuara shumë mirë e ka të tjera që sa nga vetë individët e sa nga kushtet e pafavorshme lenë shumë për të dëshiruar. Turizmi nuk mund të jetë vetëm 40 dite, asnjë biznes nuk performon dot nesë s’ka sezon të gjatë që të justifikojë dhe mundin e shpenzimet e medha që i duhet qoftë dhe për të plotësuar mungesat e infrastrukturës që në fakt nuk janë hiç detyrë e tyre. Kultura dhe historia do duhej të ishin pika kyçe me projekte dhe politika të qarta por në fakt nuk janë. Unë pata mundësinë të vizitoja shumë prej kalave apo parqeve historike të cilat janë lënë në harresë, kur ndërkohë nëse do të investohej në to do të ishin një nga burimet kryesore të të ardhurave për të gjithë vendin. E dime të gjithë që turizmi është një ndër industritë kryesore, por nuk e kuptoj pse ne shqipëri nuk trajtohet si kryesor.

Si ishte raporti me stafin, autore, bashkëprezantuesin, Florin, që duhet thënë se bëri debutimin e tij krah teje?
Me autoren shumë mirë, me stafin patëm një komunikim dhe mbarvajtje shumë të mirë të punës. Ishim 24 orë të ditës në punë, të gjithë bashkë në ekip, nuk kishte vend për konflikte të asnjë lloji. Sot jemi miq e jam shumë e lumtur për këtë. Unë jam shumë bashkëpunuese e ndryshe nga shumë kolegë të ekranit të cilët nuk ja kanë bërë aspak të lehtë debutimin e pare partnerëve, në rastin tim, Flori, besoj se perfomanca e tij e mirë vërtetoi dhe një herë së profesionalizmi tregohet me bashkëpunim. Për herë të parë besoj në ekran dolëm nga formula tipike ku në një dyshe televizive është djali më i ritur, me më experience dhe vajza gjithmonë plotësuese. Kësaj here isha unq, e rritura dhe me experiencë, Flori, ishte ai që mësoi dhe pati mundësinë e tij të artë për të treguar se mund të qëndrojë në ekran. Eshte djalë i ri, me shumë pak eksperienca e do t’i duhet shumë punë për t’u rritur dhe për të kuptuar se çfarë me të vërtetë ka vlerë. Besoj qe dhe ai vetë është mirënjohës për mundësinë që i gjithë stafi i “Pushime on Top” dhe “Top Channel” i krijoi për të nisur një karrierë të mirë.

Cili është plani?! (Do të vini sërish vitin e ardhshëm me një propozim të ngjashëm apo të ri?)
Kjo është dëshira dhe e vetë drejtueseve në “Top Channel”, pse jo pas suksesit të sezonit të parë duan të vijojnë me suksesin e sezoneve të tjera. Kemi biseduar e besoj se do të ketë surpriza për sa i takon verës së ardhshme.

Këto muaj transmtimi, të kanë bërë ta duash apo kritikosh më shumë vendin tonë?
Do ta dua gjithnjë vendin tim, e sa më shumë e dua aq më shumë e kritikoj. Ne duhet të jemi të gjithë pak me kritikues dhe aktiv në marrëdhënjen që ndërtojmë me shtëpinë tonë të madhe.

Kë do të cilësoje me 5 yje si vend për të pushuar në shqipëri?
Kudo ku nuk ka bërë kërrdinë njeriu. Kudo ku ende nuk gjen kontrastet më të paimagjinueshme të lluksit dhe varfërisë të ulura në të njëjtin breg, në të njejtën çadër, në të njejtën tryezë.

 

ORI – Përtej reflektorëve

Na përshkruaj pak më shumë rreth pasioneve të tua?
Pasionet e mia kanë qenë në ndryshim të vazhdueshëm ashtu si dhe unë. Muzika, sportet, ekrani janë ndër pasionet e mia që në vegjeli.

Ori, ti je një nga ato vajza me natyrë sipërmarrës dhe këtë ne e kemi parë edhe me inisativën e restorantit, të ka tërhequr bota e biznesit dhe si e sheh të ardhmen tënde në raport me investimet?
Biznesi është injektuar tek unë prej familjes. Kam qenë gjithnjë e përfshirë në punët e familjes dhe sipermmarjet që kishim. U edukova me këtë frymë që e vogel e do jetë pjesë e imja dhe në vijim. Po mendoj shumë për nje projekt të ri ku do të investoj por po i jap kohën e duhur për t’u maturuar pasi dhe unë tani jam më e perfshirë në media.

Le të ndalemi tek familja, si është raporti që ti ke me ta, çfarë roli luajnë në jetën tënde?
Rolin kryesor, janë të qënesishëm në çdo gjë unë kam apo jam sot. Mbështetja, frymëzimi partneriteti dhe harmonia kanë qenë të pamunguara për mua qoftë nga prindrit por dhe nga motrat e mia. Asgjë nuk bëj pa u këshilluar me ta. Kemi qenë dhe jemi shumë të lidhur me njeri tjetrin.

Meqënëse jemi tek familja, si ka qenë fëmijëria jote, je nostalgjike për të?
Shumë nostalgjike pasi unë pata mundësinë të rritem në kushte më të mira fatkqeqsisht se motrat e mia. Jam brezi që shijoi më shumë frytet e demokracisë. Shumë lojra mbaj mend, shumë kohë të shpenzuar shëndetshëm me fëmijët e tjere, por dhe me familjen. Si e vogëla e shtëpisë nuk më kanë munguar përkëdheljet asnjëherë dhe as dashuria.

Po me seksin e njëjtë, mikeshat, si e pozicionin veten?
Kam shuuuume mikesha, raporte të mira kryesisht pasi qëndroj larg konflikteve e nuk para abuzoj me raportet që ndërtoj. Natyrshëm pranë meje kam njerëz që mendojnë në thelb si unë dhe pse të ndryshëm në tipologji.

Thonë se për të kuptuar më mirë një grua (vajzë), duhet të shohësh meshkujt e jetës së saj, nga ty dimë pak rreth raporteve me djemtë, pse kjo zgjedhje, a ka një personazh të rëndësishëm në jetën tënde aktualisht?
I vetmi mashkull që duhet të shihni për të më kuptuar mua është im at. Ai ka qenë shtylla e formimit tim sidomos në marrëdhënjen që ka patur me time Më duke mos i hequr këtu asnjë meritë asaj pasi patjetër që i besoj shprehjes së meshkujt në familje janë koka ama gratë janë qafa që e sjellin atë rrotull.

Po me institucionet si martesa, krijimi i familjes, cili është mendimi që ke, a e sheh veten në një të ardhme si një mami?
E pamundur që dikush të mos e shohe veten si prind. Mund të ndodh të ndryshojë ora kur kjo këmbanë tingëllon ama familja dhe fëmijet sublimojnë çdo arritje tënden në jetë. Përndryshe gjithçka shkon në kosh.

Cili është raporti që ke me politikën aktualisht?
I njëjti që kam patur gjithnjë edhe pse tani nuk kam asnjë angazhim publik pasi zgjodha të jem më diskrete dhe të fokusohem tek karriera. Gjithçka ndodhi natyrshëm në fakt, por politika do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime deri në masën e nje angazhimi aktiv që të gjithë duhet të kenë në respekt te standartit jetik që unë kërkoj dhe pretendoj nga ata të cilët marrin përsipër të drejtojnë vendin.

Duam të ndalemi tek fakti që ti je gjithmonë në formë, është çështje genetike apo ti lodhesh shumë për të patur këtë trup?
E kam thënë shpeshherë se falenderoj gjenet e mira të familjes për fizikun dhe metabolizmin e mirë që kam. Edhe pse shume sportive në tip unë asnjëherë nuk jam marrë me sport në masën që të kishte dhe ndikim direkt në format fizike. Tani po mendoj t’i rikthehem palestrës pasi sfida e fundit që kisha me rezultoi shumë e frytshme për kohën e shëndetshme qe i dedikojmë trupit dhe jetesës duke u marrë me aktivitete fizike.

Cilat janë aspiratat e tua, në raport me karrierën?
Shumë pune dhe shumë vullnet. Gjithçka bëhet.

 

5 pyetej nga redaksia?!

Çfarë të lumturon?
Ndjenjat, e vërteta, natyra!

Çfarë të trishton?
Vdekja.

Çfarë të josh?
Karizma, ngjyrat, energjia

Çfarë të revolton?
Zhgënjimi, pabesia, hipokrizia

Çarë të pasiono?
E bukura, muzika, dashuria

 

Ti ke qenë dhe vijon të jesh një bashkëpunëtore e Revistës “Elegance” dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë fakt, si u ndjeve në këtë intervistë në rolin e të intervistuarës?!
Nuk e kisha menduar asnjëherë që një ditë do të isha unë, e përzgjedhura në kopertinën e Elegance. Ka qenë ndër periudhat e mia më të bukura në punë të cilën e kujtoj me nostalgji. Shpresoj të mos kem stresuar apo lodhur askënd nga stafi realizues.

Leave A Comment

Your email address will not be published.

error: Content is protected !!