23 dhe 24 Tetori i këtij viti shënuan dy evente te jashtëzakonshme për të gjithë admiruesit e Hennessy, Belvedere dhe koktejleve, duke servirur Masterclass-in dhe Guest Shift-in më epik që kemi dëshmuar.
Masterclass-i ekselent,”It’s All about Research and Preparation, Tips and Challenges” është një seminar i jashtëzakonshëm, fokusi i të cilit janë teknikat dhe sekretet e një baristi që nuk ndjek një rregull, i beson instikteve dhe përbërësve të tij, është tërësisht i paparashikueshëm. Seminari u drejtua nga Vasilis Kyritsis, një prej baristëve më të mirë në botë, njëkohësisht bashkëthemelues i “The Clumsies Bar” me vendndodhje në Athinë, i cilësuar si bari i 6 më i mirë në botë.
Performancën e mahnitshme të Vasilis Kyritsis patën kënaqësinë ta ndiqnin nga afër baristë dhe profesionistë të Shqipërisë, të cilët ndajnë të njëjtin pasion: adhurojnë koktejlet dhe sekretet e tyre. Ata e dinë se koktejli është një formë e artit dhe si të tillë dëshirojnë ta perfeksionojnë. Në këtë rast, nuk ka mentor më të mirë se Kyritsis!
Përpos baristëve, të gjithë mundën ta shijonin magjinë e koktejleve të Vasilis. Eurolab nuk u ndal vetëm me një masterclass. Baristin me famë botërore e takuam jo më larg se dje, në një prej bareve më të preferuar në kryeqytet, Nouvelle Vague Tirana.
Kyritsis shpalosi mjeshtërinë dhe saktësoi edhe njëherë pse e gjithë bota i adhuron koktejlet e tij! Me një “dedicated cocktail list” nga e cila ai prezantoi 4 prej krijimeve të tij më të famshme, në bazë të të cilave ishte Hennessy dhe Belvedere, ofroi një përzierje shijesh që do të mbeten gjatë në memorien e secilit që pati fatin t’i provonte.
Koktejle magjikë të klasit A, në një natë ku shija, argëtimi, energjia pozitive nuk kishte si të mungonte.
Kyritsis ka udhëtuar gjatë, në pothuajse gjysmën e globit, duke mahnitur Singaporin, Australinë, Anglinë dhe të gjithë baret të cilat renditen në Top 501 përsa i përket bareve më të preferuara në botë dhe vjen në Tiranë falë Eurolab Internacional Grup në bashkëpunim me Nouvelle Vague Tirana.
Eurolab Internacional Grup, prej krijimit në vitin 1995 di si të na mahnisë, të na dhurojë emocione dhe sigurisht, të na sjellë të tilla evente të mrekullueshme, të veçanta dhe me talente që i njeh i gjithë globi.
Burimi 1: www.worlds50bestbars.com
Comments