Që prej marsit të këtij viti, rrjeti One ishte i pari që nisi rrugëtimin frymëzues për të ndarë me të gjithë anët e bukura të Shqipërisë sonë mbresëlënëse.
Përmes projektit #UdhetoMeOne, së bashku me Discover Albania dhe me fotografin Gent Shkullaku, ndamë me ndjekësit në Instagram, Facebook dhe TikTok copëza të bukura të Shqipërisë. Në këtë mënyrë treguam edhe prezencën e rrjetit të One, nga veriu në jug, i certifikuar edhe si “Best in Test” nga gjiganti UMLAUT.
Pas 5 muajsh që udhëtojmë, sjellim konkursin që i jep mundësi të apasionuarve pas fotografisë dhe videografisë, të bëhen pjesë e promovimit të Shqipërisë, ndërsa marrin shpërblime nga One Telecommunications. #UdhetoMeOne ka çelur faqen pëmes së cilës mund të bëheni pjesë e konkursit. Në fund të shtatorit, një juri profesioniste do të përzgjedhë fituesit, të cilët do të fitojnë iPhone 12 dhe Samsung Galaxy S21.
Qëllimit për të promovuar Shqipërinë iu bashkua edhe Erald Halili, i ashtuquajtur dronaxhiu. Nga majat e Bjeshkëve, natyrës së egër, blusë së thellë të Jonit dhe Adriatikut, Eraldi i besoi eksperiencën e tij rrjetit One, i cilësuar si “Rrjet i Pastër”, në kuadër të nismës së Departamentit Amerikan të Shtetit për rrjetet që garantojnë navigim të sigurt online.
Projekti #UdhetoMeOne, do të vijojë të promovojë kulturën dhe natyrën e vendit, përmes personazhesh të njohur dhe lojërash shpërblyese, sepse Shqipëria meriton të dëshmohet nga çdo cep i saj, përmes rrjetit më të mirë.