Victoria Beckham, Një evolucion stili

Posh perfeksionistja! Kështu e quajnë të gjithë! Jo vetëm ata që kanë bashkëpunime të ngushta profesionale me të, por edhe anëtarët e familjes, miqtë e afërt dhe njerëz të famshëm të përfshirë në botën e biznesit. “Gjithmonë kam kërkuar të punoj në perfeksion. Moda është pasioni më i madh i jetës sime”, thotë 42 vjeçarja Victoria Beckham, gjatë një seti fotografik, ndërsa mban veshur një palë këpucë elegante të Manolo Blahnik. Zyra e saj në Londër, i ngjan një perandorie të krijuar nga vet ajo. Dominuese në çdo krijim të ri që “thith” si magnet vëmendjen jo vetëm të adhuruesve të modës, por edhe personazheve të njohur nga bota e show bizit, muzikës, biznesit, etj. Kthesa , jo edhe aq rastësore në karrierën e Victoria Beckham-it, erdhi e pritshme për të gjithë të besuarit që i kanë qëndruar asaj pranë gjatë angazhimit në muzikë.

Çanta të “përjetshme”
“Cilësia dhe luksi janë kritere që “mbyllen” mjeshtërisht në kuletat dhe çantat e dizenjuara prej meje. Në çdo pjesë, është e rëndësishme  që materialet e përdoruara ta kalojnë testin e kohës. Trendy, forma të veçanta, ideale për t’u mbajtur në sezone të ndryshme, këto janë element që i respektoj në çdo koleksion të ri që krijoj”, thekson stilistja.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Xhinsi klasik
“Fillimisht, kam menduar se xhinsi ishte krijuar vetëm për mua. E afeksionuar pas tij, mendoj se xhinsi është zgjedhja ideale për ato femra që duan të ndihen rehat në rrobat e tyre, pak seksi dhe femërore. Unë jetoj me xhinset! Janë kaq të gjithanshme, mund të vishen për darkë, por edhe gjatë ditës në punë. Ndaj, nuk mungojnë në asnjë koleksion timin”, cilëson Beckham.