Vip-at në inagurimin e Plaza Tirana

Në një ceremoni inagurimi të jashtëzakonshme, me pjesëmarrjen e personaliteteve më të shquara në vend, nga fusha e biznesit, politikës, artit dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, u inagurua hotel The Plaza Tirana. Me standarde evropiane, arkitekturë moderne dhe një shërbim me pesë yje, kjo godinë sjell një gamë risish interesante, jo vetëm në sferën e akomodimit dhe hotelerisë. Në Plaza Tirana, nuk mungojnë suitat presidenciale, shërbimi SPA, restorantet luksoze, bare, palestra, coffee house, ambiente këto të aksesueshme edhe nga vizitorët e jashtëm. Katër investitorët e The Plaza Tirana, nuk e fshehën entuziazmin, njëherësh edhe rrugën e mbushur me sfida deri në finalizimin e këtij projekti madhështor, për t’i dhënë një identitet me pesë yje këtij hoteli madhështor.