Ceremonia më e rëndësishme e vitit, e ndarjes së trofeve Oscar, për produksionet më të mira kinematografike, si edhe aktorët protagonist ose jo, pati edhe një post ngjarje interesante, siç ishte edhe party Vanity Fair, e cila u mbajt pas zhvillimit të ceremonisë zyrtare. Vipat e shumtë pjesëmarrës, shkëlqyen me pamjen e tyre. Fustanet glamour dhe pamja chic e aktoreve, modeleve dhe këngëtareve që parakaluan në tapetin e kuq nuk mbeti jashtë vëmendjes mediatike, çka e shndërroi atë në një super event.