Peter Eisenman është një arkitekt amerikan, i konsideruar si një nga pjestarët e “New York Five”, Eisenman është gjithashtu i famshëm për esetë dhe fjalimet e tij mbi arkitekturën dhe dizajnin. kritika e ka konsideruar atë, si një arkitekt modernist dhe dekostruktivist. Eisenman, ka një kontribut shumë të madh në arkitekturën monumentale, duke përmendur këtu një ndër veprat më të rëndësishme “Memoriali i viktimave të Holocaust-it”, që gjendet në Berlin. Karriera e tij mori një tjetër drejtim, kur për një periudhë ai u fokusua në të ashtuquajturën arkitektura “liberale”. Ky koncept u bë një pikë referimi në teorinë që ai e studioi për një periudhë të gjatë kohe. Ishte pikërisht ky studim që e çoi në realizimin e një ndër veprave më të rëndësishme të tij “The Wexner Center”. Kjo konsiderohet si puna e parë që i hapi rrugën projekteve dekostruktive.

Për më shumë shfletoni revistën Elegance.