Faleminderit për kujtimet nga Cecelia Ahern

Si mund ta njohësh dikë që nuk e ke takuar kurrë? Aksidenti i ka tronditur jetën dhe i ka shkatërruar martesën. Xhojzi Konvei është gjallë falë një transfuzioni gjaku. Por, fenomene të çuditshme fillojnë të ngjasin. Ajo kujtohet për gjëra që nuk i ka jetuar. Mund të flasë me orë të tëra për rrugët dredha-dredha me kalldrëm të Parisit,

qytet që nuk e ka vizituar kurrë, ose të trajtojë temën e arkitekturës baroke. Dhe netëve, ajo ëndërron për një vajzë të vogël flokëverdhë. Që atëherë, Xhojzi nuk ka veçse një qëllim: të zbulojë me çdo kusht kush ia ka dhuruar gjakun, me shpresën për të kuptuar atë që po i ndodh. Dhe të gjejë përsëri amerikanin e këndshëm që ka njohur ditën e daljes së saj nga spitali. Çelësi i suksesit të Ahernit është aftësia e saj jo vetëm për ta treguar bukur historinë, po për ta mbushur me të qeshura, lot dhe pak magji dhe falë këtij libri ajo arrin të nxisë kureshtjen rreth ecurisë dhe zhvillimeve të ngjarjeve në tërësinë e romanit.
Çmimi: 1000 lekë

Cecelia Ahern është një shkrimtare e njohur irlandeze. Ka lindur në 30 shtator 1981 në Dublin. Është një emër i njohur në letërsinë botërore, me shumë botime që kanë rezultuar të suksesshme. Një nga titujt më të famshëm është ai i librit PS, I love you.