GATI. AL, të mbaron punë!

Ajo që konsiderohet në ditët e sotme si një ndër sfidat kryesore është punësimi dhe sistemi që e mbështet atë. Shumë shpesh dëgjojmë se ndjekja e një shkollimi të caktuar ose të bën të kualifikuar më shumë seç duhet ose anasjelltas, pra nuk të përgatit për sektorët e punësimit që një vend a komunitet ofron. Kohët e fundit, janë ndërmarrë studime të shumta për të identifikuar sektorët më të kërkuar për shkak të impaktit që ato kanë në treg, duke konsideruar kërkesën dhe ofertën e këtij të fundit. Gati.al është një risi në tregun shqiptar, duke krijuar lehtësira për të gjithë ata që kërkojnë dhe ofrojnë punë në të gjitha rajonet e Shqipërisë, ndaj edhe u kurorëzua me çmimin fitues “Mobiliteti i Vitit” nga ICT Awards VI.

Për më shumë shfletoni Elegance