Hot Pink & Orange

Miksoni romantizmin që përcjell nuanca rozë me gjallërinë e pashoq të portokallisë! Të dyja këto ngjyra, duhet të jenë dominuese në dekorin e shtëpisë suaj për këtë sezon. Dhe nuk është e nevojshme të tjetërsoni çdo gjë që keni në shtëpi, mjafton të përfshini edhe ndonjë objekt me të tillë ngjyrë dhe jeni IN me tendencat e fundit. Roza romantike për një ambient perfekt dhe portokallia e ndezur për të çliruar mendjen tuaj nga ngarkesat apo lodhjet e ditës! Ja disa sugjerime që ju duhen për një dekor super cool!