Ilaria Bici – Një yll i ri!

Në pasarelat e huaja të modës, apo faqet e para të revistave, ajo ka “zaptuar” prej kohësh hapësirat e tyre me protagonizmin absolut. Në Shqipëri, njihet më pak, për faktin se e gjithë karriera e saj, qysh se ka filluar në moshën nëntë vjeçare e deri më sot, është e përqendruar në metropolet më të mëdha të botës. Ilaria Bici ka lindur në Itali, por është me origjinë shqiptare! Dhe këtë nuk e ka fshehur në asnjë dalje të sajën publike apo intervistë të dhënë për mediat e huaja.  Ajo është një nga modelet e famshme shqiptare të agjencisë së  modelingut IMG. Mediet e huaja dhe agjentët e modelingut, e etiketojnë ndryshe si “ikona e modës moderne”…