Magjia e Bordosë

Historia ka treguar se Bordo është qyteti i verës, feston çdo festë me verë, ka ndër kantinat më të bukura dhe vera që prodhon është padyshim më e mira në botë. Për çdo admirues vere, Bordo është Edeni mbi tokë, është copëz parajse, ku vera degustohet dhe lë një shije të paharrueshme. Edhe nëse nuk e adhuron verën, sërish do të mahnitesh nga delikatesa dhe eleganca që prodhimet e kantinave ofrojnë. Në këtë numër të ri, Elegance ju fton të rrëmbeni një gotë vere sepse do të udhëtojmë drejt 5 kantinave më të mira në Bordo.