Ego njerëzore për të qenë të parët në çdo gjë që realizojmë është e natyrshme dhe kjo reflektohet edhe kur fjala vjen tek shtetet. Mënyra më e mirë për t’u përfaqësuar në një garë të tillë madhështie është pikërisht arkitektura. Këto lloj sjelljesh, shoqëritë njerëzore i kanë dëshmuar që në fillimet e qytetërimeve dhe tashmë kjo dukuri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme. Kemi renditur një seri të jashtëzakoshme të ndërtimeve të realizuara viteve të fundit, të cilat janë cilësuar si ndër më të famshmet për nga stili arkitektonik dhe rëndësia që përfaqësojnë.