Bashkohuni me ne në daten 13 Shkurt në Neptun QTU te programi ynë më i ri “Apple White Plus”. Brenda dyqanit Neptun mund të provoni produktet Apple në ekspozitorin më modern dhe të ri, i cili është vendosur në dispozicion të klientëve. Këta kliente, tashmë mund të bëhen pjesë e këtij mjedisi të ri teknologjik, ku mund të provojnë dhe ndjejnë produktet Apple.

Neptun ka një traditë të gjatë si Rishitës i Autorizuar i Apple në Shqipëri me staf të trajnuar dhe edukuar në një ambjent të mrekullueshëm dhe me mundësi të shumta financimi për klienteët. Të gjitha pajisjet kanë garanci origjinale dhe suportohen nga Apple.

Programi i ri i Apple është vendosur midis departamenteve të Celularëve dhe të produkteve IT dhe aty prezantohet i plotë ekosistemi i Apple. Modelet më të fundit të iPad janë aty, dhe mund të provoni ide të reja se si të përdorni me Lapsin Apple dhe me Tastieren Smart; totalisht një perspektivë e re për studentët për të përdorur gjatë mësimit dhe në kohën e lirë.  Gjenerata më e fundit e iPhone X e XS në ngjyra të ndryshme janë po ashtu në dispozicion për të testuar dhe përjetuar avantazhet e kameras së tyre. Kompjuterat mund të testoni me modelet e Macbook Air retina të ri, iMac dhe Macbook Pro. Me siguri çdo klient do të gjejë ide e njohuri se si të perdorë në menyrë sa me të mirë këto produkte.

Ejani na vizitoni në Neptun QTU në datat 13-20 Shkurt dhe përfitoni nga ofertat që kemi përgatur për ju:

  • iPhone XR nga 109,990 në 92,990 Lekë për 5 blerësit e parë në Neptun QTU
  • iPhone 6s 32GB për vetëm 39,990 Lekë dhe kurseni 6.000 Lekë
  • iPhone 7 Jet Black 32GB për vetëm 49,990 Lekë dhe kurseni  25,000 Lekë
  • iPhone 7+ Jet Black 32GB për vetëm 65,990 dhe kurseni 12,000 Lekë
  • iPhone 8+ RED 64GB për vetëm 84,990 dhe kurseni 20,000 Lekë
  • dhe plot oferta të tjera

Bëhuni pjesë e eventin tonë teknologjik në Neptun QTU dhe përjetoni produktet Apple nga një këndveshtrim krejtësisht të ri e tërheqës.