Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Aktualisht ndodhem në Panairin e Librit dhe kam sjellë romanin tim për ta vendosur në stendë.
Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Vendimet e gabuara kanë qënë ato më të mirat, por që më kanë dhënë shumë forcë për të provuar veten.
Kur e ndjeni veten të lumtur?
Ndihem e lumtur gjithmonë, sepse kam në jetën time njerëz që japin shumë dashuri dhe aty gjej vendin e duhur për të dhënë veten time të lumtur.
Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Duke dashur t’i kem të gjitha nën kontroll, harroj që natyra ka ligjet e veta dhe për këto arsye trishtohem.
Çfarë nuk do të kishit hedhur kurrë poshtë?
Nuk jam mësuar të hedh poshtë as njerëz dhe as sende që janë të shtrenjta për shpirtin tim.
Kë doni më shumë?
Veten! Duke dashur veten kam mësuar të dua gjithçka që kam.
Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: “Nuk do ta bëj kurrë!”?
Nuk do të shkelja mbi veten, sepse nuk ja bëj vetes me hile.
Cili është mëkati më i madh për ju?
Mendoj se të gjithë mëkatojnë, siç është edhe zanafilla e qenies njerëzore, ndaj nuk e di se çfarë mund të konsiderohet një mëkat i madh.
Cila është blerja e fundit?
Libri im.
Cili është qëllimi i jetës suaj?
Të mbetet diçka nga unë, kur unë të mos jem më.