Nëse ndjeni nevojën të shkëputeni prej monotonisë dhe të përjetoni një eksperiencë të paharrueshme, Bolonja është qyteti i duhur për ju. Qyteti ofron aq shumë sa nuk do të ndaloni në asnjë moment dhe do të mrekulloheni nga gjithçka. Kuzhina më e mirë italiane është në Bolonja, baret më të mira, clubet dhe një gamë e gjerë argëtimi. Një qytet tejet vibrant, i pasur me kulturë dhe që duhet vizituar patjetër. 24 orë nuk janë shumë për të parë të gjitha ato që ofron Bolonja, por mund të vizitoni ajkën e një prej qyteteve më të bukur të Italisë.
Ora 9:00
Niseni mëngjesin te “Gamberini”, pastiçeria më e vjetër në Bolonjë. Je në Itali, ndaj adaptoni sjelljet e italianëve; uluni, porosisni një kafe dhe provoni të gjitha ëmbëlsirat. Gjithsesi, mos u kufizoni pasi mund të vizitoni edhe pastiçeritë e tjera që i shtojnë vlerat Bolonjës: “Naama”, “Fragola” ose “Impero”.
Ora 10:00
Përfitoni nga drita që ofron dielli i mëngjesit për të bërë një tur rreth San Luca, një mjeshtëri e vërtetë arkitekturore, ku përmblidhen të gjitha elementet e artit. Zbuloni një traditë që rrjedh që prej shekullit të 12, e cila do t’ju dërgojë drejt baziliskës mahnitëse Sanctuary of San Luca. Vishni diçka të rehatshme pasi çka do të shikoni, vërtet do t’ju surprizojë.
Ora 12:00
Është koha të mësoni rreth historisë! Guida e pallatit Pepoli dhe Muzeumi i Historisë së Bolonjës do t’ju japin disa leksione të vyera përsa i përket arkeologjisë dhe arkitekturës. Do të mësoni padyshim shumë fakte të reja me teknika bashkëkohore 3D të cilat ju zhvendosin në epokën e etruskëve dhe ju dërgojnë në një eksperiencë unike në kanalet e vjetra të qytetit. Itenerari i ndjekur ndahet në seksione, organizohet në mënyrë kronologjike dhe ju rrëfen periudha të ndryshme mbi të cilat është ngritur arti dhe historia bolonjeze. Leksioni nuk ka qënë kurrë më interesant!
Ora 14:00
Pas ecejakjeve dhe mrekullive që do të shikoni në interiorin e Muzeumit, mund të ecni për disa blloqë për të mbërritur në kullën Asinelli, njëra prej “2 Kullave” (tjetra quhet Garisenda), të cilat simbolizojnë Bolonjën! Vetëm këmbët tuaja mund t’ju dërgojnë në një ngjitje prej 498 metrave mbi platformën e Asinelli-t, por ju sigurojmë që sapo të mbërrini në majë do të mbeteni pa frymë prej panormaës që çatitë dhe gjithë Bolonja ju ofron.
Ora 15:00
Është fiks ora për të ngrënë! Kini parasysh se jeni në udhëtim e mbi të gjitha, jeni në Bolonjë, ndaj mund të hani çfarë të doni! Niseni në sheshin Maggiore, në markatat e tij ku mund të provoni dhe shijoni ushqimin më të mirë të Italisë. Gastronomia është tejet diverse dhe autentike, ndaj do e keni shumë të vëshitë të zgjidhni. Aventurën e ushqimit mund ta përfundoni me një gotë verë në Osteria del Sole, një prej lokaleve më të mirë në Bolonjë.
Ora 16:00
Edhe shpirti duhet ushqyer, andaj mund të ecni drejt Pallatit d’Açursio, shtëpinë e artit që prej shekullit të 14-të. Kati i dytë ka një koleksion të mahnitshëm me veprat e artit të Giorgo Morani, një prej piktorëve më të rëndësishëm dhe identifikues të Bolonjës. Gjatë kësaj “ekspedite” mund të shijoni edhe një akullore nga Cremeria Funivia, disa hapa larg sheshit. Ne ju sugjerojmë akulloren me pistachio!
Ora 17:00
Kur të jesh në Bolonjë mos lër pa vizituar për asnjë arsye Baziliskën e San Petronio, kisha e gjashtë më e lartë në Europë. Ndërtimi i saj filloi në shekullin e 14-të, saktësisht më 1390, por nuk përfundoi kurrë, madje edhe në ditët e sotme është e papërfunduar. Brenda saj mund të shikoni një numër të madh sendesh antike, të cilat datojnë që prej krijimit të kalendarit Julian.
Ora 17:30.
Muzeu i Ferrarit? Pikërisht në Bolonjë! Duhet ta vizitoni me patjetër për të parë dhe përjetuar eksperiencën e paharrueshme dhe mbresëlënëse që të transmeton një prej makinave më të shtrenjta në botë! Muzeu i Ferrarit ju ofron pamje të mrekullueshme të makinës së ëndrrave.
Ora 19:00
E keni vendosur ndonjëherë veten nën pallton e një detektivi? Në Bolonja mund të zbulosh 7 sekretet të cilat nuk dihet saktësisht cilat janë, por ato që turistët-detektivë kanë zbuluar kanë formën e një vazoje të thyer, e cila shikohet vetëm nga maja e kullës, shprehje të gdhendura në sheshet kryesore dhe kanale të fshehura. Sekretet janë kudo ndaj bëni sytë katër!
Ora 20:00
Bëni një shëtitje dhe pushoni në nj prej parqeve më të mëdha të Bolonjës, i cili rrëmben vëmendjen e turistëve që prej vitit 1875. Giardini Margherita është vendi perfekt ku mund të pushoni pasi keni shëtitur në të gjithë qytetin.
Ora 21:00
Mbylleni ditën si duhet në restorantë autentik italianë. Ne ju sugjerojmë “Al Cambio”, “I Carraçi” ose “Antica Trattoria del Reno”, zgjedhja është e juaja!
Ora 22:00
Nuk ka rëndësi si ju pëlqen të festoni, në mënyrë të qetë apo të çmendur, Bolonja i ka të gjitha! “Black Cat”, “Harvest” ose disko si “Qubo” do e bëjnë natën tuaj në këtë qytet krejtësisht magjike!