Arti përfshihet në shoqëri dhe provokon ndjesitë, reagimet dhe polemikat e publikut, duke treguar lidhjen e ngushtë mes artit, hapësirës dhe kohës. Anë e mbanë botës ekzistojnë kryevepra mahnitëse, të cilat duhet t’i njihni patjetër.
“Puppy” nga Jeff Koons
Kryevepra më e ëmbël dhe më e dashur në botë, “Puppy”, është krijuar duke ndërthurur mrekullisht teknologjinë “old school” me natyrën e magjishme dhe rezultati, është një qenush tejet i lezetshëm.
“Maman” nga Louise Bourgeois
“Merimanga është një homazh për nënën time, e cila ka qenë mikesha ime më e mirë” – kështu u shpreh artisti francez Louise Bourgeois. Kryevepra ka përmasa gjigante dhe është simboli i dashurisë së nënës (poshtë barkut të merimangës ndodhet një “fole” me 10 vezë), ndërsa vetë merimanga personifikon mbrojtjen dhe prezencën e ngrohtë të një nëne. Vepra unike është njëkohësisht e fortë dhe delikate.
“Diminish and Ascend” nga David McCracken
“Përtej infinitit!” – kështu mund të përshkruajmë këtë vepër vizionare, e cila ngjitet në parajsën qiellore të Zelandës së Re. E krijuar nga David McCracken, vepra kontraverse simbolizon pikën më të lartë që mund të arrijë mendja dhe vullneti njerëzor.
“Seven Magic Mountains” nga Ugo Rondinone
Nëpër shkretëtirën e Nevada shtrihet një piramidë gjigante, shumëngjyrëshe, instalim i artistit Ugo Rondinone. “Shtatë Malet Magjikë” quhet kryevepra dhe është një “studim” mbi natyrën dhe psikologjinë e ngjyrave.