5 ditë me stilin e arkivistes Enkeleda Kapo

E hënë
Kjo pallto, duket si një mozaik arti, mes një portreti dhe splash colours në të. Dizenjo e veçantë e saj mund të kombinohet vetëm me veshje të tjera në nuancë neutrale, si pantallonat e zeza të lëkurës. Ah, këpucët elegante janë qershia mbi tortë!

E martë
Xhepat e mëdhenj dhe asimetrikë, të pozicionuar në këtë pallto, e bëjnë stilin e Enkeledës super modern për ditën e martë. Pantallonat oversize, mbi të gjitha çanta me dizenjo animal print, janë gjetjet e duhura për ta plotësuar në tërësi look-un e saj.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

E mërkurë
Një stil casual-chic…Pallto me dizenjo lulesh të punuara në mënyrë artizanale, të cilat dominojnë pjesën e pasme të saj. Pantallonat e lëkurës janë zgjedhje praktike, bashkë me këpucët. Ndërsa, çanta pocket është një aksesor must.

E enjte
Tonaliteti gri i këtij fustani është ideal për stinën e dimrit. Por, veçantia e tij qëndron tek xhepi unik, në të cilin është aplikuar pellushi. Ndërsa, këpucët elegante, me rripa dhe perçina, i shtojnë dozat e stilit në këtë veshje të kuruar në detaje.

E premte
E zeza mbizotëruese në këtë stil të ditës së premte, thyhet bindshëm nga nuanca vjollcë e këpucëve. Pantallonat në versionin streç, janë kombinuar me një bluzë lëkure, me prerje asimetrike në pjesën e parme.