E hënë
Një kombinim i ngjyrave të lehta, pastel, ngjyra florale të kombinuara shumë këndshëm me një palë atlete dhe një çantë në miniature që është kthyer sërish në modë.
E martë
Kombinimet e motiveve të ndryshme të thyera me ngjyra shumë të forta, janë një propozim që vjen nga java e modës. Vijat vertikale në copat e këmishave, të kombinuara me funde të stilit latin ishin një rikthim në vitet ’80, stil që u bë i dallueshëm edhe në pasarelën e Narcizo Rodrigues.
E mërkurë
E kush tha që një fustan i gjatë floral, ku dominojnë ngjyrat blu kobalt dhe e bardhë, nuk mund të përdoren edhe në zyrë. Kjo zgjedhje sjell një look të freskët dhe plot gjallëri, që i shoqëruar me një palë atlete është një veshje e bukur si për orët e ditës, që me një ndryshim të vogël pra një palë taka bëhet një zgjedhje për pasdite.
E enjte
Një pamje e dominuar nga ngjyra e kuqe, por në një material më të lehtë se xhinsi, është një zgjedhje e guximshme, por shumë e bukur nëse kombinohet me një këmishë të dizenjuar me “polka dot”.
E premte
Ja, edhe e premtja erdhi! Bashkë me fundjavat e gjata të mbushura me një stil miks. Pikërisht ky propozim vjen edhe nga Ilda, e cila mikson një stil urban me një palë taka “rosa fucsia” dhe një çantë transparente, e rikthyer shumë në modë kohëve të fundit. Kjo është e premtja ideale “IN” dhe sport.