Stil dhe personalitet nga Evi Reçi

Pasionin për muzikën e ka të trashëguar nga mamaja e saj e cila është çeliste, ndërsa multikulturalizmin e ka në gjak për shkak së është rritur në kryeqytetin grek Athinën për t’u zhvendosur më pas në kryeqytetin e kulturës Firencen. Evi Reçi është këngëtarje më shumë stil që di gjithmonë të sjellë risi në botën e muzikës vendase. Ajo jeton në Itali dhe punon si gazetare, por rikthehet shpesh në vendin e saj.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Ikonë mode
Aktorja e famshme gjermane me nje karrierë shumë të gjatë që nisni në fillimin e shekullit të shkuar në vitet 1910 dhe vijoj të influenconte botën e kinemasë dhe modës deri në vitet 1980, Marlene Dietrich.

Stili që karakterizon veshjen
“Vintage Chic”, pasi nuk është 100% vintage por as 100% me trendet e fundit. Ndërthur dy epoka me elemente të ndryshme si aksesorë dhe grimi.

Parfumi
Fragranca ime e preferuar është “MISSONI eau de Parfum”, besoj që më karakterizon tashmë sepse kam shumë kohë që e përdor.

Rimeli
Rimeli “Extra-Sculpt-Volume-Mascara”, është i firmës KIKO cosmetics, që nuk kushton shumë por rezultatin e ka evident.

Thënia

Një vajzë duhet të jetë dy gjëra, klasike dhe e mahnitshme.

– Channel

Veshja e përditshme
Gjithmonë një zgjedhje klasike si “Bardhë e Zi”, nuk të tradhëton kurrë, për gjatë ditëve të punës pantallona të zeza me këmishë të bardhë të gjerë, në fundjavë streçe të zeza me bluzë.

Këpucët
Nuk kam një firmë të preferuar pasi edhe nëpër dyqane që nuk janë të një firmave të njohura kam gjetur këpucë të cilësisë së lart dhe me modele të jashtëzakonshme. Jane dyqane artizanale ose vendase të Firences. Modeli i këpucëve për përditshmërinë janë të stilit ”parisiene” kurse ato të mbrëmjes janë taka e zëzë klasike “decoletè”, pasi është një këpucë që tregon këmbën e një femre në elegancën e saj maksimale.

Dyqani i preferuar
Siç e citova edhe pak më lartë më intereson shumë autenticitet dhe ndaj më pëlejnë shumë dyqanet artizanale që mbase nuk kanë një emër nderkombëtar, por të dhurojnë shumë emocione për nga mënyra se si i prodhojnë produktet e tyre.

Veshja e punës
Këtë vit jam veshur shumë me firmën TWIN-SET dhe ZARA. Në punë kërkoj komoditetin dhe stilin, ndaj mjafton fare pak për ta shndëruar një veshje të thjeshtë zyre në një zgjedhje shumë të këndhme. Vetë me aksesorë shajet, foulard-ët apo syze.

Aksesori
Syzet optike dhe të diellit janë pothuajse të pandara nga unë si dhe unazat nëpër duar. Bizhutë nuk i preferoj të shtenjta por me stil dhe lehtësisht të kombinueshme me veshjet që kam në garderobë. “Accessories”, është njëra prej firmave që përdor shpesh.

Wishlist
Kam dëshirë të vazhdoj të bashkëpunojë me stilistë nga Shqipëria – Kosova, që prej vitesh punoj me ta, dhe të krijojmë veshjet që janë më afër stilit tim artistik.