Në ambientet e shkollës së estetikës TESS, një grup sipërmarrësish dhe përfaqësues të biznesit privat, morën pjesë në një trajnim shumë frymëzues me konsulenten ndërkombëtare zj. Monique Alvarez. Trajnimi, me fokus “5 MËNYRA PËR TË RRITUR BIZNESIN TUAJ”, mbajti ndezur interesin e të ftuarve që për më shumë se dy orë, diskutuan mbi arritjen e rezultateve në biznes dhe mbajtjen e ekuilibrit të shëndetshëm shpirtëror për tejkalimin e sfidave dhe arritjen e objektivave. Alvarez është autore e dy librave, “7 days to income stability” dhe “Make more money in less time”. Ajo shkruan për disa revista dhe gazeta të njohura në botë, përfshirë Forbes, The Huffington Post, International Living. Ky aktivitet u organizua nga shkolla më e re në Tiranë, TESS, e inaguruar në nëntor të këtij viti, si pjesë e projekteve të kësaj shkolle në fushën e nxitjes së sipërmarrjes dhe suksesit në biznes.