Kur përmendim arkitekturën australiane, menjëherë na vjen ndërmend Glenn Murcutt, një prej pinjollëve më të rëndësishëm, i cili ka frymëzuar breza arkitektësh dhe është vlerësuar me një numër të madh cmimesh, përfshirë edhe atë Pritzker më 2002.
Motoja kryesore e punës së tij kolosale është “Një arkitekt duhet të mendojë në shtrirje lokale dhe të veprojë në shtrirje globale”.

Glenn Murcutt

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

 

Jeta
Glenn Murcutt ka lindur më 1936 në Angli, por kontributin dhe influencën profesionale e ka pasur në Australi. I rritur në Sidnei, ku mësoi bazat dhe vlerat e arkitekturës, Glenn mësoi gjithashtu edhe parimin e të atit se njeriu duhet të jetojë thjesht dhe në harmoni me ligjet e natyrës. Bashkëveprimi midis Nënës Natyrë dhe qënies njeri është një domosdoshmëri dhe simbiozë që jep benefite të jashtëzakonshme. I ati i Glenn ishte një shkencëtar me shumë talente, andaj nuk do të impresionoheni nga gjenialiteti i arkitektit.
Në kontinentin e largët ka inspiruar dhjetëra arkitektë të rinj, duke dhënë mësime arkitekture.

Fillimet

1956-1961 ishin vitet kur Murcutt studioi në universitetin e arkitekturës. Ndonëse bazat i mori nga studimet dhe mësimdhënia, Murcutt u frymëzua nga puna e Jorn Utzon një vit pasi mbaroi studimet.
Më 1973 Glenn do të vizitonte Francën dhe në memorie i mbeti Maison de Verre, modernisti i cili pati impakt në punimet e mëvonshme të Glen. Gjithashtu arkitekti Australian u inspirua edhe nga arkitektura kaliforniane, vecanësisht nga veprat e Richard Netra dhe Craig Ellwood. Stili i tij përfshin edhe arkitekurën skandinave.

Shtëpia e vogël e Maries

 

Karriera
Kryeveprat e Murcutt ndodhen të gjitha në Australi. Glenn nuk mund të konsiderohet si një arkitekt që krijon ndërtesa madhështore, por sërish puna e tij është kolosale për shkak se rreket të bashkojë njeriun me amën natyrë.
Një prej punëve të para të Murcutt është “Shtëpia e vogël e Maries”, e ndërtuar më 1975. Shtëpia kombinon stilin modern Miesian dhe prakticitetin Australian. Gjithmonë me parimin e dashurisë ndaj natyrës dhe shumë larg tendencës për ta dëmtuar atë, shtëpia mbart një sërë panelesh diellore dhe ka pamjen e një ferme.
Më 1982 dhe 1983 Murcutt do të projektonte dy prej projekteve të tij “Qendrën Nacionale të Parkut të Vizitorëve” dhe “Ujërat Beroëra”.
Në fund të vitit 1983, Glenn projekton shtëpinë e dy artistëve: Sydney Ball dhe Lynne Eastëay. Shtëpia ëstë e përbërë nga një pyll i mrekullueshëm dhe ka një strukturë shumë unike. Rritja e pemëve pranë shtëpisë e ka bërë atë shumë ambientaliste dhe i ka dhuruar një pamje mahnitëse. Arkitekti ka menduar për të gjitha. Dritare me shumë dritë dhe funkison relaksues e zbukurojnë shtëpinë tipike australiane.

Shtëpia Magney e njohur edhe si “Ferma Bingie”

“Shtëpia Magney” e njohur edhe si “Ferma Bingie” është një tjetër kryevepër nga Glenn Murcutt. Integron shumë mirë elementet e dizenjimit dhe ambientalizmit dhe njihet si një prej veprave më të mira të arkitektit.

Shtëpia Marika-Alderton

“Shtëpia Marika-Alderton” u ndërtua më 1994 për artisten Marmburra Wananumba Banduk Marika dhe bashkëshortin e saj anglez, Mark Alderton. Shtëpia ishte e pozicionuar pranë Sidnej dhe tashmë gjendet në territorin verior të Australisë. Ndërkohë që shtëpia ndërtohej nën kujdesin e Murcutt, njëkohësisht në mënyrë paralele arkitekti punonte në ndërtimin e “Parkut Nacional të Bowali”, “Territorin Verior” dhe “Shtëpinë e Simpson-Lee”. Të gjitha këto projekte u finalizuan në vitin 1994, një punë tejet madhështore.

Qendra Islamike e Australisë

Kalimi i shekujve i solli sukses të madh arkitektit. Të gjitha shtëpitë që ndërtoi në shekullin e 21-të u blenë nga dashamirësit e natyrës dhe koleksionuesve të pronave të patundshme.
Më 2016 pranë Melburnit u finalizua ndoshta puna e fundit e arkitektit 80-vjeçar. “Qendra Islamike e Australisë” është një punë që ndërthur dijet e Murcutt mbi kulturën islame dhe arkitekturën e xhamive. Kjo e fundit u ideua dhe planifikua me një frymë të re tejet moderniste. Minaret tradicionale nuk janë më në ndërtesë, por qasja nga Orienti i kulturës së Mekës është i dukshëm, çatitë janë shumëngjyrëshe dhe interiori shfrytëzon masivisht dritën e diellit. Hollet e ndara të grave dhe burrave kanë interiore të ndryshme dhe secila mbresëlënëse. Si të gjitha punët e arrira dhe të sukseshme të Glenn, edhe kjo është shumë inovative dhe risjell një proçes dhe nivel tjetër të dizenjimit.

“Gjithmonë kam besuar më tepër të akti i zbulimit se te ai i krijimit” thekson Murcutt dhe sipas kësaj hipoteze ka krijuar çdo ndërtesë. Në një prej fjalimeve të tij në vitin 2002, ai thekson se “Çdo ndërtesë që ekziston, ose që ka potencialin të ekzistojë është e predispozuar të zbulohet. Ne (arkitektët) nuk krijojmë. Unë besoj se jam zbulues!”

Vlerësimet
Shumë i ndikuar nga filozofia e të atit, Murcutt kur mësoi se ishte fituesi i cmimit “Pritzker” theksoi se “Jeta nuk ka si koncept zmadhimin e çdo gjëjë, por themelore është të japësh diçka mbrapsht: dritën, hapësirën, lumturinë. Gjithmonë duhet të kthesh diçka!”
Glenn e rrëmbeu këtë çmim në vitin 2002, duke krijuar një impakt të jashtëzakonshëm në inspirimin e brezave pasardhës që kanë pasion arkitekturën. Murcutt afron njeriun dhe natyrën, duke krijuar simbiozën më të nevojshme për të gjithë planetin.
Ndonëse çmimi “Pritzker”është më i rëndësishmi në karrierën e tij të gjatë, Murcutt është vlerësuar me një mori çmimesh të tjera, ku vlen të përmendim:
– “Medaljen e Artë RAIA” në Institutin Mbretëror të Arkitekturës, Australi (1992).
– Në po të njëjtin vit, Glenn rrëmben edhe “Medaljen Alvar Aalto”.
– Më 1996 ka marrë titullin “Oficer” në “Urdhërin e Australisë”.
– “Dekorata Jeshile” ishte një tjetër vlerësim nga Danimarka për ambientalistin Murcutt.
– Viti 2001 do i falte “Medaljen Thomas Jefferson” në fushën e arkitekturës.
– Për t’u rikthyer më 2002 me çmimin prestigjoz “Pritzker”.
– Një tjetër medalje ari si ajo e “AIA”  do t’i shtohej vlerësimeve të Glenn Murcutt.

Shtëpia e Simpson-Lee

Për të ndërtuar veprat e tij Murcutt zgjedh materiale të cilat gjenden lehtë dhe janë tejet ekonomike: xhami, gurët etj., janë disa nga materialet që kanë vëmendjen e arkitektit dhe gjejnë përdorim në çdo projekt të tij.
Glenn i kushton një vëmendje shumë të madhe edhe lëvizjen së hënës, diellit, ndryshimit të stinëve. Të gjitha këto elemente natyrorë ndihmojnë në dizenjimin e ndërtimit të shtëpive dhe harmonizimit të tyre, duke fulluar që prej lëvizja e erës dhe duke vazhduar te lëvizja e dritës. Duke shfrytëzuar këto njohuri dhe duke qenë kaq vigjilent ndaj natyrës, Murcutt nuk ia ndjen nevojën e ajrit të kondicionuar në ndërtesat e që krijon. Verandat e mrekullueshme dhe të hapura, dritaret të përmasave të mëdha dhe pemët përreth ndërtesave kryejnë filtrimin e ajrit.
Edhe pse merr projekte të reja, Murcutt është tejet i devotshëm dhe i dedikuar te projektet aktuale. Shpesh ai shpenzon vite të tëra duke punuar me klientët e tij.
Edhe pse shpesh e kanë këshilluar të punojë individualisht, Glenn bashkëpunon edhe me Wendy LeWin dhe ka marrë përsipër të japë mësim te studentët e arkitekturës në Australi.
Puna e tij ruhet me fanatizëm, jo vetëm si krenari e banorëve austrialianë, por edhe si një pasuri arkitekturore.

 

error: Content is protected !!